Humb jetën Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen. Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një grusht shteti të dështuar të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur.

Gylen ishte më parë një aleat i Erdoganit, por marrëdhëniet midis tyre u përkeqësuan në vitin 2013 kur Erdogan akuzoi Gulenin për nxitje të hetimeve për korrupsion që synonin e implikonin dhjetëra zyrtarë të qeverisë dhe partisë në pushtet.

Gylen ndërtoi lëvizjen të fuqishme islamike FETO në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top