Në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta Hulk Hogan. Lajmi është raportuar nga TMZ. Amerikani në karrierën e tij si sportist ka kontribuar në popullarizimin global të Wrestling, sport për të cilin ka qenë një super kampion. Por Hulk Hogan ka qenë edhe aktor, ka marrë pjesë edhe në Rocky III. Legjenda e Wrestling sipas mjekëve, të cilët mbërritën në banesën e tij në Clearwater, Florida, ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.
TMZ e ka dhënë lajmin dhe ka specifikuar se Hogan ishte ndier keq në shtëpi, mjekët kanë mbërritur dhe kanë vendosur ta transportojnë me ambulancë në spital. Por nuk ka pasur asgjë për të bërë. TMZ, për më tepër, kujton se pak javë më parë gruaja e Hulk Hogan kishte mohuar zërat për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit, kishte nga ata që thoshin se ai ishte ‘në shtratin e vdekjes’. E sigurt është që Hogan në majin e kaluar kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale.
Hogan kampion absolut i Wrestling
Për ata që kanë dashur sportin e Wrestling dhe e kanë ndjekur, veçanërisht në vitet ’80 dhe ’90, ai i Hulk Hogan është një emër shumë i fuqishëm. Sepse amerikani ka qenë në kohën e tij një nga yjet më të ndritshme. U pagëzua ‘The Incredible’ por edhe ‘The Immortal’, që sot tingëllon shumë keq. Për dymbëdhjetë herë ka qenë kampion bote dhe ka shënuar më shumë se një epokë.
Protagonist edhe në kinema në Rocky III
Mik personal i Sylvester Stallone, që do ta fuste më pas dekada më vonë në Hall of Fame të WWE-së, Hulk Hogan ka qenë edhe aktor. Mbi një duzinë filmash dhe disa paraqitje edhe në TV. Më e njohura pa dyshim ajo në Rocky III, me mikun Stallone që e sfidoi në ring.
Fishkëllima janarin e kaluar në Los Angeles
Janarin e kaluar Hogan ishte paraqitur në Los Angeles me një seri legjendash të wrestling-ut, por sapo arriti në skenë u mbulua nga fishkëllimat. Dukshëm i tronditur Hogan nuk arriti ta fshihte gjendjen e tij shpirtërore. Ish-wrestleri u fishkëllye për shkak të asaj që kishte dalë në dritë vitet e fundit. Hogan ishte përjashtuar nga Hall of Fame për shkak të një historie të shëmtuar racizmi, me fjalët që i kishte thënë të dashurit të vajzës që u bënë publike. Ai kërkoi falje, u pendua, por nuk arriti të kthehej shpejt në botën e tij. Rikthimi në skenë në WWE nuk ndodhi, por Hogan ka qenë protagonist vitin e kaluar kur ka mbështetur personalisht Donald Trump në fushatën elektorale kundër Vance.
The crowd booing Hulk Hogan pic.twitter.com/8smB24ZaIU
— Sean Ross Sapp of Fightful.com (@SeanRossSapp) January 7, 2025