Ndyshime në Policinë e Tiranës, Alban Hoxha emërohet shef i komisariatit nr. 6

Skënder Hita ka bërë një ndryshim në strukturat e Policisë së Shtetit, duke emëruar Alban Hoxhën në krye të komisariatit nr. 6 në Tiranë. Ai zëvendëson në këtë detyrë Edvin Peci.

Hoxha vjen në këtë pozicion nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ku mbante detyrën e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum. Në karrierën e tij ka mbajtur edhe poste të tjera kyçe, përfshirë drejtimin e strukturave antidrogë dhe atyre operacionale, si dhe funksione drejtuese në Fier dhe Shkodër. Ky ndryshim është pjesë e riorganizimeve të brendshme në Policinë e Shtetit në kryeqytet, pas emërimit të ri në krye të institucionit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top