Horoskopi për të Shtunën, 4 Maj 2024

Dashi

Në këtë moment nuk keni kohë për të humbur me zënka apo debate aspak produktive për punën tuaj. Po afron një datë skadence e rëndësishme dhe ju duhet të jeni mjaftueshëm të përqendruar, në mënyrë që të përfundoni çdo çështje brenda kohës së caktuar.

Demi

Në vendin e punës duhet të tregoheni më të kujdesshëm, për shkak se do jeni të detyruar që të bashkëpunoni me persona vërtetë kokëfortë, të cilët tentojnë që t’iu shkelin me këmbë. Duhet të jeni sa më luftarak dhe të vlerësoni pozitën tuaj. Takimet janë mjaft të favorshme për këtë të shtunë.

Binjakët

Ky është një moment ideal për ta çuar lidhjen tuaj me partnerin/en në një tjetër nivel. Mund të planifikoni aktivitete, udhëtime ose transferime. Në vendin e punës nuk duhet të jeni të hutuar.

Gaforrja

Kjo është një periudhë e cila do ju shohë shumë të motivuar në realizimin e një projekti të ri, tek i cili keni shpenzuar shumë kohë dhe energji. Pozitiviteti juaj do të jetë ngjitës, duke iu relaksuar dhe duke shtuar produktivitetin në vendin e punës. Në dashuri duhet të jeni më të lirshëm.

Luani

Kur bëhet fjalë për dashurinë, familjen ose miqësinë, prireni të jeni shumë të dhënë me të tjerët, sidomos nëse dikush që e keni përzemër, po kalon një periudhë të vështirë. Këshillimi dhe mbështetja e një personi të dashur, ju bën të ndiheni mjaft mirë. Një histori e re, do ju bëjë që të jeni më shumë romantik dhe pasionant.

Virgjëresha

Jeni gati për të përballuar një fazë me ndryshime të rëndësishme, sa i takon karrierës tuaj profesionale. Parashikohen takime dhe projekte të reja, të cilat do t’iu vendosin përballë disa zgjedhjeve. Në dashuri, mos u tregoni tekanjoz.

Peshorja

Do të merrni pjesë në një bashkëpunim të ri, i cili do ju tensionojë. Këshillohet të mos jeni shumë nervoz dhe ti besoni intuitës tuaj. Idetë dhe strategjitë fituese ju lejojnë që të kaloni çdo pengesë. Me partnerin/en, duhet të jeni më të kuptueshëm.

Akrepi

Lodhja e kësaj periudhe ju bën konfuz dhe të hutuar, por ka ardhur momenti që të çoni deri në fund disa detyra shumë të rëndësishme. Përfitoni nga kjo fundjavë, për të rindezur dashurinë.

Shigjetari

Do të keni grintën dhe dinakërinë që ju duhet për të shprehur hapur ndjenjat tuaja me personin që dashuroni. Edhe në vendin e punës duhet të jeni shumë më kurajoz, për të marrë një rol me më shumë përgjegjësi.

Bricjapi

Ky është një moment shumë i mirë për të zbuluar tek vetja juaj prioritetet që keni. Në dashuri shpesh prireni që të jeni shumë kokëfortë, duke nxitur kësisoj zënka të kota.

Ujori

Ndonëse dashuria do ju bëjë që të jetoni emocione shumë të forta, në vendin e punës duhet të jeni më produktiv, sidomos përballë të papriturave. Do të jeni shumë fleksibël dhe këtë gjë duhet ta shfrytëzoni më së miri në avantazhin tuaj.

Peshqit

Gjatë kësaj të shtune do të keni mundësi që të tregoni më shumë kujdes për lidhjet ndërpersonale. Në dashuri duhet të jeni më të pranishëm, duke mos lënë pas dore nevojat e partnerit/es tuaj. Në vendin e punës do të jeni shumë të përkushtuar dhe të frytshëm.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top