Horoskopi për të shtunën

Dashi

Programe të mëdha për këtë fundjavë. Hëna, në shenjën tuaj, flet për shoqëri të mirë dhe njofton emocione për ata që janë në çift. Beqarët në momentin e fundit mund të ndryshojnë mendjen për një person që do takojnë. Mundësi të reja për ata që janë në pritje të një pune, do arrini suksese.

Demi

Hëna tani duket pak “armiqësore” dhe ka tendencë për të shkaktuar disa trazira për ndjenjat. Për fat të mirë bashkëpunimi i Diell- Neptun përkrah harmoninë dhe çdo gjë do të zbutet. Njohje të reja parashikohen edhe për zemrat e vetmuara, disa do të kenë për qëllim vetëm miqësinë, të tjerë edhe për më shumë. Puna ju absorbon plotësisht, por kënaqësia personale dhe rritja profesionale ju shpërblejnë për gjithçka.

Binjakët

Dielli në bashkëpunim me Saturnin do ju sjellë disa ngatërresa lidhur me ndjenjat duke mos ju lejuar që të veproni sipas instikteve tuaja. Riorganizoni idetë. Beqarët do të duhet të kenë më shumë besim në cilësitë e tyre dhe të mbajnë dashurinë me buzëqeshje. Ju do të keni një mijë projekte pune në mendje për të mbyllur këtë javë, por mbretëron ç’organizimi dhe rrezikoni të mos përfundoni asgjë.

Gaforrja

Nuk është një dëshirë e madhe për të përmbushur nevojat e të dashurit/ës, kështu që ju do të bëni gjithçka për të kapërcyer ndonjë pengesë apo keqkuptim. Zemrat e vetmuara duhet të jenë të kujdesshëm për të mos marrë angazhime përsipër pa qenë të sigurtë. Në punë bëni mirë të ruani qetësinë dhe të gjeni frymën e bashkëpunimit me kolegët.

Luani

Keni perspektiva për të jetuar një dashuri të fortë dhe të qëndrueshme, por diçka do ju sjell në kujtime, duke menduar ngjarjet dhe njerëzit e së kaluarës. Beqarët mund të përjetojnë një ditë me ulje dhe ngritje, ndoshta do të ishte më mirë për ta shpenzuar këtë fundjavë për një reflektim. Çdo gjë që mbillet në aspektin e punës, këtë fundjavë do t’ju sjellë frytet që ju meritoni.

Virgjëresha

Tensione dhe pakënaqësi përsëri në jetën tuaj në çift. Mos u habisni nëse partneri/ja juaj do ju mërzit pa shkak sot, në vend që të bëjë diçka për të thyer akullin! Beqarët mund të organizojnë ndonjë udhëtim nga i cili mund të presin edhe gjëra të reja. Neptuni do të ndikojnë në ditën tuaj të punës. Duhet të zgjidhni se ku të qëndroni.

Peshorja

Gëzoni këtë moment të qetësisë në dashuri. Organizoni diçka të këndshme, një darkë, një ftesë në një vend romantik, për të kaluar një fundjavë të veçantë me njeriun e zemrës. Një jetë shoqërore veçanërisht aktive për beqarët, ju do të jeni në qendër të vëmendjes. Sot do të jeni mjaft të dobishëm për kolegët dhe do të punoni me frymën e bashkëpunimit.

Akrepi

Dashuria është në krye të mendimeve tuaja falë bashkëpunimit të dyshes Diell- Neptun. Shqetësimi primar juaj është të bëni të lumtur të dashurin/ën tuaj duke lënë mënjanë gjithçka tjetër. Venusi do jetë në krah të beqarëve, për të cilët do favorizohen takime interesante në fundjavë. Disa mosmarrëveshje të vogla në punë mund t’ju bëjnë nervoz, por duhet të ruani qetësinë.

Shigjetari

Në frontin e dashurisë do të ketë disa ndryshime të reja që priten të vijnë, për shumicën pritet një udhëtim, ndërsa për disa të tjerë ndryshime të pashmangshme në programin e tyre. Nuk do të jetë ende dikush që do të mund të hyjë në zemrën e beqarëve, por takimet dhe njohjet do të jenë të shumta. Kjo javë përfundon e kënaqshme për punën, si nga pikëpamja financiare dhe nga investimet.

Bricjapi

Kjo fundjavë do ju ndërthurë mërzitjen me disa lajme të këndshme. Situatës tuaj sentimentale ndoshta po i vjen fundi dhe kjo ju trishton, por mos harroni gjithçka është kalimtare. Beqarët do të duhet të marrin kohë për të vënë rendin midis mendimeve dhe ndjenjave. Profesionalizmi juaj si gjithmonë do vlerësohet shumë, ju do të jeni ndihmë e madhe për të zgjidhur një çështje.

Ujori

Sot për dashurinë mund të bëni gjëra që kurrë nuk i kishit menduar, madje edhe të guximshme për të surprizuar partnerin/en tuaj. Venusi ju bën të fortë, të gatshëm për gjëra të reja. Beqarët të shtyrë nga pasioni do e lënë veten të lirë për tëmpërjetuar aventura emocionuese. Ju jeni duke jetuar një qetësi të caktuar në sferën profesionale dhe emocionale dhe mund të kaloni të qetë një fundjavë pushimi.

Peshqit

Sot do të keni debate në familje dhe konfrontime me partnerin/en, por do të zgjidhet gjithçka në kohën e duhur dhe çdo gjë do shkojë në vend. Gjendja sot nuk do të jetë aspak e mirë edhe për ata që janë vetëm. Në punë çdo gjë do të jetë mirë, kthehet qetësia me kolegët pas disa turbullirë.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top