Muajin i ndryshimeve do të jetë dhjetori në fatin e njerëzve. Me rëndësi është të qëndroni me këmbë në tokë e të mos lëkundeni nga të papriturat.


Dashi

 

Muaji dhjetor do të jetë një pararojë e ndryshimeve të rëndësishme, lajme të papritura, por pozitive do të përfshijnë jetën tuaj, duke ju dhënë një ndjenjë entuziazmi dhe emocioni.

 

Demi

Është një periudhë e rritjes së madhe, jeni gati t’i thoni lamtumirë të shkuarës për të mirëpritur identitetin tuaj të ri. Mos u shqetësoni nëse dikush nuk është në anën tuaj, kjo mund të ndodhë vetëm në fillim.

Binjakët

 

Puna ju ka dhënë shumë kënaqësi, por mundi i akumuluar ka filluar të përkthehet në lodhje. Prandaj, përpiquni të ndani pak kohë për veten tuaj këtë muaj dhe mos mendoni ekskluzivisht për karrierën.

Gaforrja

 

Në dhjetor do të ketë disa ndryshime dhe kjo do të sjellë një farë paqëndrueshmërie në jetën tuaj, por nëse qëndroni me këmbët e vendosura fort në tokë, asgjë nuk do të flasë për telashe.

Luani

 

Gjatë muajit dhjetor 2022 do të ketë tensione të ndryshme për t’u zgjidhur, të cilat herë pas here do t’ju vënë në provë, por mos e lini veten të rrëzoheni. Nëse veproni kështu, do të dilni më të fortë se më parë!

Virgjëresha

 

Moment i vrullshëm, ka ndryshime në ajër dhe, edhe nëse fillimisht mund të mos e mirëprisni lajmin, në fund do të kuptoni frymën pozitive që ka përçuar në jetën tuaj!

Peshorja

 

Duhet të gjeni guximin për të bërë një hap përpara, qoftë në dashuri apo në punë! Jini të guximshëm dhe siguritë për të cilat ndjeni kaq shumë nevojë nuk do të vonojnë të vijnë.

Akrepi

 

Në këtë muaj të fundit të 2022 mund të dalin në sipërfaqe fantazmat e vjetra të së shkuarës, çështje të pazgjidhura. Ka ardhur koha për t’i shkuar deri në fund të saj duke kërkuar zgjidhje alternative.

Shigjetari

 

Një kapitull i ri i jetës suaj është gati të hapet duke ju dhënë mundësinë për t’u rigjeneruar! Mos u trembni nga e panjohura dhe përballuni me situatat me një frymë aventure, ose thënë më troç, merrini gjërat më lehtë.

Bricjapi

 

Pas një fillimi disi të stuhishëm dhe të vështirë të muajit, me kalimin e javëve gjërat patjetër do të përmirësohen dhe fjalën do ta keni sërish ju.

Ujori

 

Ndryshimi që keni bërë gjatë muajve të fundit ka qenë rrënjësor dhe do të ishte vërtet turp të mos krenoheni me të. Ju këshilloj të injoroni thashethemet dhe të ndiqni qëllimet tuaja pa hezitim, lumturia është vërtet afër!

Peshqit

 

Shumë ndryshime ju presin në muajin dhjetor, mos lejoni që kjo t’ju trembë, jeni të aftë ta mbani situatën nën kontroll! E rëndësishme është që çdo propozim i ri të vlerësohet me qetësinë dhe durimin e duhur.