Horoskopi për të martën, 12 shtator 2023

Dashi

Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i shprehni ato që do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në shumë momente mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Do e bëni tjetrin të ndihet keq, por as vete nuk do jeni të qetë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Në planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu behet edhe një propozim për rritje në detyrë. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe situata do ketë goxha përmirësime.

Demi

Sot do i keni mendimet e qarta dhe do dini gjithmonë si të veproni. Do keni besim tek zgjedhjet tuaja dhe do i keni në dorë letrat e fatit. Ju të dashuruarit do jeni shumë të përkujdesur për partnerin dhe do ruani një marrëdhënie shumë të ngrohte me të. Askush nuk do guxojë t’ua prishë harmoninë. Nëse jeni beqarë duhet të maten disa herë para se të hidhni hapa sepse vetëm kështu do shmangin zhgënjimet. Në punë do filloni disa projekte mjaft interesante, por që do duan me tepër përkushtim dhe kohë te harxhuar. Gjendja financiare për fat të mire nuk do ketë aspak probleme kështu që mos u shqetësoni për asgjë.

Binjakët

Ditë ë mbushur me momente të bukura do jetë kjo e sotmja. Marrëdhënia me të gjithë do jetë e shkëlqyer. Nëse jeni në një lidhje më në fund do rimerrni frymë lirisht pas një periudhe disi delikate. Çastet e lumtura do shumëfishohen. Edhe ju beqarëve do ju ndodhin gjëra pozitive sot dhe zemra do fillojë të rrahë akoma më fort. Gjithsesi e mira është që personat që do njihni t’i mbani fillimisht miq e më pas të kaloni në diçka tjetër. Në punë do jeni të motivuar, të frymëzuar dhe mjaft energjikë. Çdo qëllim që do i vini vetes do mund ta arrini. Paratë nuk do kenë asnjë ndryshim nga disa ditë më parë. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm.

Gaforrja

Saturni do ju bëjë t’iu mungojë siguria në vetvete sot dhe nuk do arrini dot t’i shprehni lirshëm as mendimet. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet ta komandoni partnerin apo ta kritikoni për gjithçka pasi në fund të fundit askush nuk është perfekt dhe të gjithë bëjmë gabime. Nëse jeni ende beqarë ka ardhur koha të përzgjidhni sot dhe jo të jeni më të shpërqendruar. Në punë do vazhdoni të hezitoni të tentoni gjëra të reja. Lëre pas krahëve edhe krenarinë edhe frikën. Paratë nuk do jenë të shkëlqyera megjithatë me pak përkujdes dhe ndihmë nga të afërmit do arrini ta kaloni ditën pa probleme serioze.

Luani

Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendimet e duhura. Shpesh do ndiheni edhe të lëshuar plotësisht. Nëse jeta juaj ne çift është e trishtë dhe i mungon emocioni duhet të bëni të pamundurën që ta ndryshoni situatën. Po i latë gjerat pas dore mund të keni probleme serioze më pas. Nëse jeni beqarë do preferoni aventurat kalimtare sot dhe nuk do ndiheni gati të filloni lidhje të qëndrueshme. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për ta për t’i kaluar pengesat dhe do ja dilni. Yjet do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë gjithë kohës me financat.

Virgjëresha

Sot yjet do ju bëjnë të ndiheni si yje Hollivudi dhe do mburreni shumë. Nëse keni një lidhje do mendoni gjithë kohës sikur jeni mbi partnerin dhe mund ta kritikoni atë. Vetëm në mbrëmje kur ta shihni se ai do qëndrojë në heshtje dhe nuk do ju flasë do reflektoni dhe do i kuptoni gabimet. Beqarët do kenë disa debate me miqtë e tyre të cilët do iu prishin planet e joshjes. Edhe kjo ditë ka për të qenë e zakonshme. Në punë nuk do arrini asgjë nga detyrat që iu janë dhënë dhe kjo do sjellë probleme serioze. Mund të vihen në pikëpyetje edhe vazhdimësia në atë kompani. Paratë do jenë shumë të trazuara do ju duhet të merrni para hua për t’ia dalë mbanë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do mendoni për të ardhmen e largët. Shumë do ju adhurojnë për mënyrën si do e shihni jetën. Ju të dashuruarit herë pas here mund të jeni edhe impulsivë, por ama do i kuptoni menjëherë gabimet dhe do gjeni mënyrën e duhur për ta ndryshuar situatën. Ju beqarët do mërziteni duke kërkuar gjithë kohës dashurinë dhe do qëndroni pasivë. Në fakt kur të jeni diku duke pirë kafe dikush do ju vështrojë nga larg. Në punë do ju duhet më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri për t’i përmbushur objektivat. Financat do jenë disi më të mbrojtura dhe do arrini të bëni disa shpenzime që keni menduar.

Akrepi

Sot do i shihni gjërat me largpamësi, madje edhe më shumë sesa do duhet ndonjëherë. Për ju të dashuruarit gjërat do ecin më mirë nga sa mund t’i keni programuar. Çdo çast do jetë harmonik dhe do merrni surpriza shumë të veçanta nga partneri. Nëse ai ka gabuar më parë do gjejë gjithashtu mënyrën më idealë për t’iu kërkuar falje. Ju beqarët do kenë shumë dëshirë për të joshur e për të bërë ndryshime, por yjet nuk do i keni në krah. Bëni edhe pak durim. Në punë do ta përballoni çdo gjë me optimizëm dhe do arsyetoni para se të veproni. Financat do jenë goxha më të mira kështu që mund të guxoni të bëni edhe ndonjë shpenzim për gjëra qejfi.

Shigjetari

Dielli do ju bëjë me humor të mirë sot dhe do ju rikthehet optimizmi për jetën. Nëse jeni në një lidhje më mirë shfrytëzojeni çdo çast kur të jeni së bashku dhe mos bëni plane shumë afatgjata. Nëse keni pasur mosmarrëveshje kërkoni falje me email ose sms fillimisht sepse është më e thjeshtë. Ju beqarët do takoheni rastësisht në një kafene me persona shumë të sjellshëm dhe gazmorë për të cilët do ju ndizen direkt shkëndijat e dashurisë. Në punë do jeni aktivë dhe do arrini më shumë sesa objektivat që iu janë dhënë. Në planin financiar nuk duhet për asnjë arsye të ndërmerrni rreziqe. Ndihmën e të afërmve pranojeni pa u menduar dy herë.

Bricjapi

Sot do jeni shumë të paqëndrueshëm në mendime dhe nuk do i dalloni dot qartë të vërtetat nga gabimet. Në disa momente do jeni me humor të keq. Për ju të dashuruarit edhe pse tundimi në disa momente do jetë shumë i fortë, ju sërish do arrini t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah. Emocionet dhe kënaqësitë kanë për të qenë shumë të forta. Ju beqaret do keni disa takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshoje jetën përgjithmonë dhe do ju rikthejnë buzëqeshjen e munguar. Në punë do i konkretizoni të gjitha planet dhe do jeni të qetë. Buxheti do jetë delikat sepse do shpenzoni pa menduar për të qetësuar ankthin.

Ujori

Për fatin e mirë qetësia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj sot. Nuk do keni aspak probleme apo vështirësi. Nëse jeni në një lidhje do përjetoni ndjesi shumë të forta gjatë kësaj dite ju dhe në disa momente do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do dashuroheni marrëzisht pas një personi, por nuk do keni guximin t’ia thoni. Kërkoni edhe ndihmën e miqve të ngushtë sepse do iu japin një dorë. Në punë do përballeni me pasojat e disa zgjedhjeve që keni bërë në të shkuarën. Të ardhurat do fillojnë të dobësohen goxha kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.

Peshqit

Do jeni më të hapur sot dhe nuk do mbani më mëri për ato që keni kaluar më parë. Zemra do ju ndihet më e qetë. Yjet do ju ndihmojnë tej mase ju të dashuruarve dhe do bëjnë që lidhja me atë që keni në krah të behet akoma më e fortë. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe do realizoni njohje të jashtëzakonshme. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë më në fund do i vini në praktikë të gjitha planet që keni bërë. Keni për te pasur sukses të madh. Venusi do sjellë begati në sektorin e financave. Gjendja do ketë aq shumë përmirësime saqë do mbeteni me gojë hapur.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top