Horoskopi për të Hënën, 21 Tetor 2024

Dashi

Gjërat në dashuri janë në përmirësim pas disa tensioneve të fundit. Komunikimi është thelbësor për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje të kaluar. Në punë, po kërkon ndryshime të mëdha, me një ndjenjë të fortë për të përmirësuar pozicionin tënd. Megjithatë, është e rëndësishme të mos nxitosh në vendime të rëndësishme financiare.

Demi

Mund të përjetojë zhvillime pozitive në marrëdhëniet personale, veçanërisht nëse një miqësi e ngushtë fillon të marrë dimensione romantike. Në aspektin e punës, ka një ndjenjë pasigurie për investimet dhe projektet e reja, është më mirë të analizosh situatën me kujdes dhe të shmangësh vendime impulsive.

Binjakët

Dita sjell mundësinë për të testuar marrëdhënien aktuale në dashuri. Ka gjasa që t’i kushtosh më shumë vëmendje qëndrueshmërisë emocionale. Në punë, energjia jote është e lartë, e cila të mundëson të përballosh sfidat dhe të kryesh detyra me sukses.

Gaforrja

Në dashuri, është koha për të zgjidhur çdo tension me partnerin, përpara se të përkeqësohet. Nëse ka pasur mosmarrëveshje, është një ditë e mirë për t’i sqaruar. Në punë, do të marrësh vlerësime për përpjekjet e tua dhe mund të vijnë oferta të reja.

Luani

Është një ditë reflektimi dhe rishikimi të ndjenjave. Komunikimi është thelbësor për të evituar keqkuptimet. Në punë, ndryshimet që priten janë të rëndësishme, dhe kërkojnë maturi.

Virgjëresha

Në këtë shenje ju duhet të përballen me sfida në dashuri, por me pak përpjekje, gjithçka mund të zgjidhet. Në aspektin e punës, mund të hasësh në disa vonesa ose probleme me financat, prandaj bëj kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Peshorja

Mos u frikëso nga pasiguritë që mund të ndihen në marrëdhënie të reja romantike, mos i lejo ankthet e panevojshme të ndikojnë në marrëdhënie. Në punë, një mundësi e re mund të shfaqet së shpejti, edhe pse mund të duket e papritur.

Akrepi

Është një ditë delikate, dhe është më mirë të qëndrosh larg nga situatat konfliktuale. Në punë, disa keqkuptime mund të shfaqen, veçanërisht nëse nuk i kushton vëmendje detajeve të vogla.

Shigjetari

Nëse ka çështje të pazgjidhura me partnerin, është momenti për t’u përballur hapur dhe për të gjetur zgjidhje. Në punë, është një ditë shumë e rëndësishme që të mundëson të kuptosh drejtimin e të ardhmes tënde profesionale.

Bricjapi

Të hënën mund të kuptosh se një miqësi mund të zhvillohet në një marrëdhënie më të thellë në aspektin romantik. Në punë, të gjithë sytë janë te ti, por duhet të jesh i kujdesshëm, pasi disa njerëz mund të përfitojnë nga situata.

Ujori

Kjo e hënë ju duhet të shmangë diskutimet e rëndësishme në dashuri për këtë të hënë, pasi ndikimet planetare mund të shkaktojnë më shumë probleme se zgjidhje. Në punë, bëj vetëm atë që të pëlqen, përndryshe mund të ndihesh i demotivuar.

Peshqit

Është një ditë për të zgjidhur çdo keqkuptim ose mosmarrëveshje që mund të ketë lindur. Në punë, situata do të përmirësohet ndjeshëm në javët e ardhshme, veçanërisht në nëntor.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top