Horoskopi për të enjten, 27 korrik 2023

Dashi

Ditë e zakonshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa u sforcuar më shumë sesa duhet. Nëse keni vështirësi te mëdha në financa kërkoni ndihme.

Demi

Çiftet do i pushtojë një re e madhe melankolizmi dhe trishtimi në këtë ditë të sotme. Askush dhe asgjë nuk mund t’iu bëjë të ndryshoni atmosferë madje as ai që keni në krah.

Binjakët

Ka shumë gjasa që kjo ditë të jetë e vështirë për ata që janë në një lidhje. Do debatoni më shumë për shkak të mungesës së komplimenteve ndaj njeri-tjetrit dhe kritikave të herëpashershme.

Gaforrja

Duhet të bëni edhe pak më shumë durim sot që atmosfera në çift të jetë me e ngrohtë. Partneri do tregohet me tolerant dhe me i kuptueshëm se më parë. Beqarët do jenë më shumë fat dhe do fillojnë një histori dashurie mjaft emocionuese.

Luani

Nuk do ketë pasion të zjarrtë sot në jetën tuaj në çift megjithatë as probleme serioze nuk priten. Mundohuni ta merrni çdo gjë me qetësi dhe të mos alarmoheni.

Virgjeresha

Ditë shumë e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ia shprehni më shumë ndjenjat njeri-tjetrin dhe do kaloni momente të paharrueshme.

Peshorja

Ka rrezik që dita e sotme të jetë mbushur me tension dhe mosmarrëveshje të shumta për çiftet. Mundohuni të tregoheni paska me të arsyeshëm dhe të mateni mirë me fjalët.

Akrepi

Do jeni gjithë kohës në dispozicion të partnerit sot dhe marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë sesa mendohej. I njihni mirë pikat e tij të dobëta dhe do ia bëni qejfin. Për beqaret do jetë ditë pozitive.

Shigjetari

Në jetën sentimentale të çifteve do mbizotërojë qetësia gjatë gjithë ditës. Në këtë mënyrë do e keni më të lehtë të komunikoni më të. Financat do i menaxhoni më shumë kujdes e maturi.

Bricjapi

Ata që janë në një lidhje do marrin disa vendime shumë të rëndësishme të cilat mund t’ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë të ardhmen. Në planin financiar duhen shmangur shpenzimet stratosferike sepse do arrini fundin e humnerës.

Ujori

Klima për jetën tuaj në çift do jetë mjaftë kontrastuar sot. Beni shumë kujdes me çdo gjë që do thoni nëse nuk doni të keni probleme të mëdha me partnerin. Ne planin financiar mos prisni ndihme nga askush, por merrni sa më shpejt masa qe ta stabilizoni situatën.

Peshqit

Do afroheni më shumë me partnerin tuaj gjatë kësaj jave dhe do sqaroni çmos keqkuptim që keni pasur para disa kohesh. Do qetësoheni mjaft për këtë fakt. Përfitoni nga kjo për te kryer investime të rëndësishme apo për të hequr disa para mënjanë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top