Horoskopi për të dielën, 24 nëntor

Gjeni ne vijim parashikimin e horoskopit per diten e diel, 24 nentor 2024.

Dashi

Dashuria do iu verboje gjate kësaj dite dhe mund te dilni nga vetja juaj. Kujdes, mos bëni gjithçka qe iu thotë partneri sepse do te pendoheni shpejt. Nëse beqaret duan te gjejnë dashurinë e shumëpritur duhet te lënë mënjanë tekat. Tregohuni sa me te hapur ndaj ftesave qe do iu bëhen. Klima ne sektorin e financave nuk do jete ashtu si ju e prisnit.

 

Demi

Ambienti yjor do favorizoje dashurinë e çifteve. Do jeni edhe me sensuale dhe pasiononte gjate kësaj dite si dhe do merrni vendime te rëndësishme. Beqaret nuk duhet te tentojnë te joshin persona qe kane një lidhje sepse do vuajnë vete dhe do iu prishin pune te tjerëve. Financat do jene te mira. Është momenti ideal për te kryer investime dhe për te rritur kapitalin.

Binjaket

Pasioni ne çift do te rindizet gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe ata qe kane pasur debate dhe mosmarrëveshje kohet e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Beqaret duhet t’i shprehin ato qe ndjejnë për dike vetëm kur te jene te sigurt qe edhe ai i pëlqen. Mos hidhni asnjë hap me pare. Do iu duhet te bëni disa shpenzime urgjente ose disa miq do iu kërkojnë hua.

Gaforrja

Nëse keni tashme një lidhje, marrëdhënia me partnerin tuaj do jete me sensuale dhe pasiononte sesa zakonisht. Beqaret edhe pse jo me qellim do e ngatërrojnë dashurinë me punën. Disa femra te kësaj shenje do tërhiqen shume pas shefave apo edhe pas disa kolegeve. Ne sektorin e financave do keni me shume besim tek vetja dhe do gjeni mundësitë e duhura për t’ia dale mbanë.

Luani

Gjate kësaj dite do përjetoni një ndjenje pasigurie ne jetën ne çift. Nëse kjo lidhje nuk iu jep kënaqësinë qe prisni është me mire t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë. Beqaret nga ana tjetër jo vetëm qe do kenë takime, por do jene edhe pasionante. Për financat do shqetësoheni sepse ato nuk do jene ne gjendje te mire. Merrni sa me shpejt masa dhe kërkoni ndihmën e një miku.

Virgjeresha

Mos u tregoni shume mosbesues kundrejt partnerit tuaj sot. Nëse ju e ruani ne çdo hap qe hedh ai edhe mund te mërzitet. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë një koleg pune. Edhe ai ka kohe qe iu pëlqen por nuk ua ka shprehur nga frika se mund te humbe edhe miqësinë tuaj. Dita e sotme do jete e mrekullueshme ne sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për te shpenzuar.

Peshorja

Sot do bëni gjithçka për te dashurin e zemrës suaj. Do gjeni fjalët e përshtatshme dhe do i jepni atij ngrohtësinë e dëshiruar. Edhe vete do ndiheni mjaft mire! Për beqaret nuk do vije momenti qe ata kane ëndërruar por gjithsesi do fillojnë te hedhin hapat e para drejt dashurisë se shumëpritur. Tek financat planetët do iu sjellin fat dhe do iu mbrojnë. Mundohuni dhe ju te tregoheni te matur.

Akrepi

Urani do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni shume mosmarrëveshje dhe zënka te forta. Komunikimi do te zbehet dita ditës. Nëse ju beqare doni te bëni për vete dike qe iu pëlqen prej kohesh tregohuni vetvetja dhe mos bëni asgjë false. Fale influencës se mire planetare financat do fillojnë te stabilizohen. Hiqni ndonjë lek mënjanë nëse do iu jepet mundësia.

Shigjetari

Do e keni me te lehte te jetoni pranë atij qe doni sot. Saturni do iu ndihmoje te qëndroni gjate gjithë kohës ne humor. Edhe partneri do iu ndihmoje ta ngrohni atmosferën. Beqaret do mendojnë vetëm te gjejnë dike dhe te krijojnë familje. Prisni edhe pak! Mos i lini pas dore mundësitë qe do iu jepen sot ne planin financiar. Përfitoni sa me shume qe te përmirësoni situatën.

Bricjapi

Gjate gjithë kësaj dite nuk do jeni me humor shume te mire. Nëse keni ndonjë vërejtje ndaj partnerit bëjani dhe sqarojini gjerat sa me pare. Beqaret ka shume gjasa te takojnë personin e ëndrrave. Mos e lini këtë mundësi t’iu ike nga duart. Situata financiare nuk do jete aspak e favorshme. Tregohuni sa me vigjilente dhe te matur me shpenzimet.

Ujori

Gjate kësaj dite partneri nuk do ketë shume besim tek ju dhe do kërkojë t’iu kontrolloje. Nëse nuk iu pëlqen gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë. Merkuri do influencoje pozitivisht tek jeta e beqareve. Do keni mundësi te krijoni lidhje, por shmangni me çdo kusht ngatërrimin e dashurisë me jetën profesionale apo me paranë. Financat ne tërësi do jene te mira.

Peshqit

Dita e sotme për çiftet pritet te jete shume premtuese. Venusi do iu beje ta shijoni sa me shume lidhjen tuaj. Shprehini sa me shume ndjenjat. Edhe beqaret do kalojnë një dite te bukur, megjithëse nuk do kenë dëshirë te fiksohen. Dite ideale për aventura. Situata financiare do jete e mire dhe ju do keni fat me shumice. Përfitoni nga kjo për te hequr disa lek mënjanë.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top