Horoskopi për të enjten, 5 Shtator 2024.
Dashi
Besojini më shumë intuitës suaj, pasi do të jetë siguria dhe vendosmëria juaj ajo që do ju lejojë që të kaloni një pengesë e cila po ju bllokon prej kohësh. Në dashuri duhet të jeni më të kujdesshëm.
Demi
Mos ju kushtoni shumë rëndësi kritikave dhe polemikave të të tjerëve, pasi në këtë moment duhet të përqendroheni në aktivitetin tuaj, në mënyrë që të mos humbni ritmin dhe të mos e çoni dëm kohën tuaj.
Binjakët
Keni një intuitë të mprehtë për të marrë në dorë gjithë projektet që keni lënë pezull gjatë muajve të fundit. Parashikohet një e enjte, e cila hap një fazë e cila do ju lejojë që ti kushtoni më shumë vëmendje dashurisë. Do të jeni romantik dhe do të befasoni partnerin/en.
Gaforrja
Mos bëni krahasim mes disa situatave të së kaluarës me një fazë tranzitore që po jetoni në këtë moment, pasi mund të dekurajoheni më kot. Përballuni me çdo sfidë me guximin më të madh, pasi parashikohen mundësi të mira për t’ia dalë mbanë në çdo nismë tuajën.
Luani
Nuk do të jeni imun nga sharmi i personave misterioz, të cilët mund të vënë në dyshim bindjen tuaj lidhur me dashurinë. Bëni kujdes, sidomos me disa shkëndija të cilat mund t’iu zhgënjejnë.
Virgjëresha
Shmangni dilemat lidhur me projekte të cilat mund të rezultojnë të thjeshta për tu realizuar. Do të jeni shumë dembelë, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë në rrugën drejt fitoreve. Kjo e enjte do jetë mjaft e dobishme për tu rrethuar nga aleatë të rinj.
Peshorja
Nëse keni strategji të reja në mendje, ky është momenti më i mirë për të vepruar, pasi parashikohen mundësi të mira për të arritur një destinacion që i keni vendosur vetes. Në dashuri duhet të jeni të gatshëm për takime integruese.
Akrepi
Parashikohet një ditë mjaft intensive dhe e mbushur me emocione. Do të merrni konfirmime dhe përgjigje të rëndësishme nga pikëpamja profesionale, shkruan noa.al. Ndërsa në dashuri do t’iu duhet të merrni një vendim të rëndësishëm.
Shigjetari
Në dashuri dhe në familje mos u tregoni shumë tekanjoz, pasi ka disa çështje të cilat duhet ti rishihni mirë, para se të merrni vendime të rëndësishme. Në vendin e punës mos u nxitoni, pasi shpërqendrime të vogla mund të çojnë në probleme të mëdha.
Bricjapi
Të gjitha sforcimet e bëra gjatë javëve të fundit do të shpërblehen mjaft mirë me projektet tuaja të së ardhmes. Duhet vetëm që të jeni të sigurtë se jeni të rrethuar nga aleatë të vlefshëm, para se të përfshiheni në nisma të reja.
Ujori
Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për kontaktet profesionale, sidomos nëse jeni gati që të hidhni një hap vendimtar për karrierën tuaj. Udhëtimet dhe transferimet janë mjaft të favorshme. Horoskopi i kësaj të enjte hap një fundjavë interesante për gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.
Peshqit
Do të lini përshtypje të mirë por do të luani një lojë të keqe, sidomos nëse po bashkëpunoni në një projekt të rëndësishëm me persona kokëfortë. Do të silleni me mjaft diplomaci për të mirën e projektit. Nëse në dashuri keni pasur periudha luhatje, ky është një moment shumë i mirë, për të përforcuar lidhjen.