Horoskopi për ditën e Premte, 26 Prill/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten tuaj, ose në të kundërt rrezikoni të minoni besueshmërinë tuaj në raport me bashkëpunëtorët. Kjo e premte do të jetë mjaft me fat për dashurinë.

Demi

Përfitoni nga kjo ditë fundjave për tu kujdesur më shumë për shëndetin tuaj. Do të jeni punëtorë të palodhur dhe kjo gjë do ju bëjë që të lini pas dore, sfera të tjera të jetës, mes tyre edhe ndjenjat.

Lexo edhe:
Mbaron retrograda e Mërkurit! Lajme të mira për këto shenja të zodiakut
Këto shenja Horoskopi nuk kënaqen kurrë me asgjë
Binjakët

Mundohuni të guxoni më shumë sa i takon çështjeve të biznesit, pasi ky është një moment shumë i mirë për të çuar deri në fund disa negociata që keni kohë që i zvarrisni. Intuita e mirë do ju bëjë të frytshëm, duke u lejuar që të merrni rezultate të mëdha. Me shpenzimet, duhet të bëni kujdes.

Gaforrja

Kalimi tranzit i Hënës ju bën shumë emocional dhe kjo rrezikon që të shkaktojë reagime impulsive. Në dashuri duhet të jeni më të kujdesshëm, për shkak se mund të krijohen keqkuptime të forta.

Luani

Në dashuri mos u tregoni të nxituar, pasi po merrni përgjigje të rëndësishme. Për këtë arsye në këtë moment duhet ti luani sa më mirë kartat tuaja, në mënyrë që ta shfrytëzoni sa më mirë sharmin që ju karakterizon. Në vendin e punës parashikohen marrëveshje të rëndësishme.

Virgjëresha

Do të jeni mjaft të fortë dhe të vendosur në pozicionin tuaj, kështu që asgjë dhe askush nuk do ju pengojë të arrini rezultate të mëdha. Kjo gjë vlen sidomos nëse po çoni përpara një projekt të natyrës krijuese dhe sociale.

Peshorja

Kjo është një ditë mjaft e favorshme, e cila do ju shohë shumë dinamik, sidomos përballë situatave më problematike. Ndërkohë në punë, parashikohen të papritura të vogla dhe vonesa.

Akrepi

Në këtë moment është e domosdoshme që të tregoheni sa më autoritar në vendin e punës, pasi për të arritur një objektiv tuajin brenda një date të caktuar, duhet të siguroheni që të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, të ndjekin direktivat që juve i jepni. Në dashuri parashikohen takime dhe të reja të rëndësishme.

Shigjetari

Do të përdorni të gjithë dinakërinë tuaj në vendin e punës dhe do të shikoni se të gjitha sforcot e bëra gjatë javëve të fundit, nuk do të shkojnë dëm. Mundohuni vetëm që të jeni më të durueshëm në dashuri dhe të mendoheni mirë para se të merrni vendime të rëndësishme.

Bricjapi

Ka disa zgjidhje vendimtare në vendin e punës, të cilat mund të ndryshojnë totalisht rutinën tuaj të përditshme. Ky është një moment shumë i mirë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet që keni pasur së fundmi në familje ose me partnerin/en.

Ujori

Duhet të mundoheni të mbyllni të gjithë ato situata profesionale që ju pengojnë që të jeni më aktiv dhe të përqendruar lidhur me horizonte të reja dhe çështje interesante. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft romantike.

Peshqit

Në sferën profesionale, parashikohen disa konfirmime interesante. Megjithatë sa i takon dashurisë, tashmë duhet të nisni planet me partnerin lidhur me aktivitete të reja, për të forcuar stabilitetin tuaj ekonomik.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top