Horoskopi për ditën e premte, 17 mars 2023

Dashi

Jeta në çift nuk do përbëjë prioritet për ju sot. Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mirë dhe gjithçka do ecë si duhet edhe pse njeriu i zemrës ashtu si ju do jetë i zënë me punë dhe nuk do ketë kohë të mendojë për surpriza. Nga ana tjetër Marsi do favorizojë dashuriçkat e beqarëve. Nëse keni menduar të bëni investime të mëdha, ka ardhur koha e duhur.

Demi

Më në fund do i sqaroni keqkuptimet në çift dhe do ndiheni më të qetë. Bashkëpunimi do fillojë të përforcohet dalëngadalë. Për disa mund të ketë edhe një natë të nxehtë e pasionante. Beqarët do kalojnë një ditë normale dhe pa ndonjë takim impresionues. Në planin financiar maturia duhet të mbizotëroje gjatë gjithë kohës. Vetëm kështu nuk do shmangni problemet.

Binjakët

Jeta në çift nuk do ketë probleme, madje disa që kanë pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë ato. Mendoni ta bëni lidhjen më serioze sepse vitet ikin si pa e kuptuar. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për takime. Do e kenë ata në dorë nëse do përfitojnë apo jo. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Ditë e këndshme për të dashuruarit. Partneri/ja juaj do tregohet më i/e sjellshëm dhe do iu përkëdhelë në çdo moment. Dita juaj do jetë me diell. Jeta sentimentale e beqarëve do jetë e ndërlikuar. Do bënit mirë të mos merrnit vendime të nxituara. Në planin financiar do merreni seriozisht me menaxhonim e financave për të përmirësuar të ardhurat.

Luani

Nëse jeni në një lidhje, më në fund do ndiheni të lumtur. Në krahët e partnerit/es do iu duket vetja si në ëndërr dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqarët do i japin më tepër rëndësi ndjenjave dhe do jenë të gatshëm të harxhojnë më shumë kohë për të gjetur personin e duhur. Financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme.

Virgjëresha

Pritet që dita e sotme të jete e bukur për çiftet. Do i sqaroni një nga një të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do mendoni me qetësi për të ardhmen. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri, por në shoqërinë e miqve dhe familjareve nuk do e ndiejnë aspak mungesën e dikujt. Shmangni shpenzimet e papritura dhe ekstreme.

Peshorja

Nëse keni kohë që jeni në një lidhje do kaloni momente pasionante dhe të zjarrta me atë që keni në krah. Shfrytëzojeni çdo sekondë dhe shprehini ndjenjat pa pushim. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë me këtë status edhe për pak kohë. Urani do kujdeset për financat. Situata do jetë e qëndrueshme.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me partnerin/en do fillojë të thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente emocionuese pranë të dashurit tuaj të zemrës. Disa do i bëjnë gjërat më zyrtare. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur dhe të fillojnë një lidhje sa për të mos u ndier vetëm. Dielli do iu sjellë fat në planin financiar.

Shigjetari

Do jeni më tolerantë me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente më të këndshme me njeri-tjetrin. Ai që keni në krah ka menduar t’iu bëjë një propozim të cilin nuk e prisnit. Beqarët vërtet do kenë takime, por nuk duhet të hedhin hapa të nxituara. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Bricjapi

Lëreni të lirë partnerin/en sot të shprehet dhe të veprojë. Nuk duhet të kërkoni asgjë me ngulm sepse nëse është e shkruar, në mos një ditë, ditën tjetër gjithçka do përfundojë. Beqarët do kenë takime, por nuk do ndihen të plotësuar. Ekuilibri buxhetor do vazhdojë të jete i palëkundshëm.

Ujori

Do bënit mirë të mos e përzienit partnerin/en me çështjet profesionale. Mund të lindin disa keqkuptime që do ua prishin qetësinë në çift. Beqarëve do iu jepet një mundësi e shkëlqyer për të bërë për vete personin që iu pëlqen. Në planin financiar dikush do iu ndihmoje mjaft të realizoni transaksionet e menduara.

Peshqit

Jeta juaj në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e prisnit sot. Edhe pse herë pas here do bëni përpjekje për të vendosur harmoninë, nuk do ia dilni dot. Beqarët do jenë joshës dhe të gatshëm të pranojnë ftesat që do iu bëhen. Dite e shkëlqyer për t’u marrë me riorganizimin e financave. Do arrini të vendosni ekuilibrin.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top