Horoskopi ditor, e hënë 24 Prill 2023

DASHI
Nëse doni të ndiheni mirë vetë dhe gjithashtu ata që ju rrethojnë duhet të shtoni dozat e dinamizmit në jetën tuaj. Jupiterin do e keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje mos u tregoni dominues sepse në një moment apo në një tjetër partneri do mërzitet dhe do keni debate. Respektoni mendimet dhe lirinë e tjetrit.
Ju beqarët me shumë gjasë do gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një lidhje të jashtëzakonshme. Në punë do keni goxha ngarkesë dhe sidat e mëdha do ju bëjnë të lodheni pafundësisht. Për fat disa kolegë do ju gjenden pranë dhe do ju mbështesin. Buxheti nuk do jetë as shumë i mirë as shumë i keq, megjithatë mundohuni të mos shpenzoni pa u menduar.

DEMI

Gjatë kësaj dite do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni më bujarë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje, mos e lini pas dore partnerin tuaj sepse dikush tjetër do tregohet i shkathët dhe mund t’ua rrëmbejë nga duart atë. Ju beqarët më në fund do merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë njëherë e mirë jetën. Në punë do ndryshoni tërësisht drejtimin. Fillimisht do ju duket çdo gjë e vështirë dhe e paarritshme, por pak e nga pak do ja dilni mbanë. Sipas Horoskopi.vip , me shpenzimet tregohuni të matur dhe të organizuar sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak e prisni.

BINJAKËT

Herë pas here nuk do jeni me humor shumë të mirë sot dhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Bëni kujdes! Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e kënaqshme ka për të qenë kjo. Çdo gjë ka për të ecur mirë mes jush dhe shumë persona do ju kenë zili.
Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni gati për të filluar lidhje, por gjithsesi nuk do i refuzoni ftesat për njohje. Në punë nuk do ju mungojë motivimi shumicën e kohës, megjithatë gjërat nuk do jenë aq të thjeshta sa duken. Bëni përpjekjet tuaja, por pa sakrifikuar çdo gjë. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kujdes dhe nuk ka për t’iu dalë asnjë e papritur. Mundohuni të shlyeni të gjitha borxhet e mara.

GAFORRJA

Edhe pse do jeni pak rebelë sot, do keni shumë iniciativë dhe do bëni çdo përpjekje për të arritur atje ku doni. Askush dhe asgjë nuk do ju ndalë pasi keni edhe Diellin në krah. Ju të dashuruarit do jeni sensuale dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e mirë se më parë. Do dini si t’ia plotësoni qejfet njëri-tjetrit. Ju beqarët do tundoheni tej mase nga disa persona dhe nuk do mendoheni gjatë për të hedhur hapa më tej. Në punë nuk do jeni më në ankth dhe do arrini t’i shprehni hapur ato që mendoni. Përpjekjet tuaja do shpërblehen. Buxheti do përmirësohet tej mase falë përmbylljes me sukses të një projekti të nisur prej kohësh.

LUANI

Humori juaj do ndryshojë shpesh sot dhe për shumë gjëra nuk do jeni të bindur. Kjo do ju frenojë të hidhni hapa më tej. Ju të dashuruarit nuk do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë herë pas here disa mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të mos këmbëngulni gjithë kohës që të dalë e juaja.
Ju beqarët do ndiheni gati për të hedhur hapa me rëndësi dhe do ju thoni po personave që iu kanë propozuar. Në punë nuk do jetë dita më e mirë, megjithatë do arrini t’i përmbyllni gjërat më thelbësore. Për të tjerat do duhet edhe pak kohë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do ju dalin probleme.

VIRGJËRESHA

Dita e sotme do jetë një ditë e qetë dhe pa ndonjë surprizë të madhe. E rëndësishme është që do ndiheni rehat. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e zakonshme dhe pa emocione të mëdha. Gjithsesi më mirë ashtu sesa një ditë fillimisht me pasion dhe me pas plot me debate. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe jeta do ju marrë një tjetër kuptim. Në punë bëni përpjekje për t’i përshpejtuar gjërat sepse po i latë siç janë do mbeteni shumë mbrapa. Në planin financiar duhet ta kontrolloni veten nëse nuk doni të keni probleme dhe vështirësi.

Gjatë kësaj dite do e merrni çdo gjë shtruar dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Nëse keni një janë do merrni bekimin e yjeve dhe çdo gjë do përmirësohet. Emocionet do shtohen akoma më tepër çka do ju përmbushë shpirtërisht. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat në dashuri dhe do vendosni të hidhni hapa me rëndësi të madhe. Në punë planetët do ju frymëzojnë dhe do ju bëjnë më praktikë me gjithçka. Do keni besim tek vetja dhe gjërat do ju duken shumë të thjeshta. Mbështetjen e kolegëve besnikë gjithashtu do e keni të madhe. Sipas Horoskopi.vip buxhetin do vazhdoni ta keni nën kujdes dhe nuk do kryeni aspak transaksione të pamenduara mirë.

AKREPI

Gjatë kësaj dite ka rrezik të mbizotërojë tensioni shumicën e kohës dhe do ndiheni me të vërtetë keq. Nuk do jeni as të gatshëm për të folur sinqerisht me ata që ju rrethojnë. Ju të dashuruarit nuk do keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj dhe herë pas here mund të lindin edhe debate. Asgjë nuk do ecë si keni dashur. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket akoma më i hidhur. Në punë mund të ketë vonesa, pengesa dhe të papritura të njëpasnjëshme. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Në planin financiar do jeni impulsivë dhe ka rrezik të bëni gjëra të gabuara të cilat do e destabilizojnë situatën.

SHIGJETARI

Mund të nevrikoseni sot edhe për gjëra elementare, megjithatë do arrini të reflektoni në kohë pa pasur probleme. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale do ngrihet në piedestal. Do keni një marrëdhënie të jashtëzakonshme me partnerin dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do ndiheni më të lirë për të joshur çdo person që pëlqeni dhe jeta do ju marrë drejtimin e duhur. Në punë do realizoni çdo gjë pa asnjë lloj problemi dhe do ndiheni më krenarë për veten. Motivimin gjithashtu e keni të madh. Financat gjithashtu do konsolidohen pas masave strikte që do merrni. Duhet theksuar se edhe ndihma e familjareve do jetë e vyer.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet besimi tek vetja dhe do ecni përpara me vetëbesim. Ju të dashuruarit do merrni vendime të rëndësishme dhe e ardhmja do ju ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Mjaft më duke i shtyrë gjërat ditë pas ditë. Ju beqarët do i jepni prioritet jetës sentimentale dhe do lini çdo gjë tjetër pas dore. Fati do jetë me ju. Në punë do jeni ambiciozë, por do druheni nga disa intriga që do ju thurin kolegët. Mos e mbani mendjen atje, por vazhdoni atë që keni nisur sepse ata janë thjesht xhelozë të sëmurë. Në planin financiar do keni goxha vështirësi dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Kërkoni ndihmë sa më parë.

UJORI

Dielli do ju sjellë edhe më shumë ekuilibër gjatë kësaj dite. Do ndiheni vërtet me më shumë besim tek vetja. Nëse jeni një lidhje do jeni optimistë dhe shprehës sot. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët që jeni në kërkim të shpirtit binjak do e gjeni atë në momentin më të papritur dhe në vendin më të çuditshëm që mund të kishit imagjinuar. Në punë duhet të jeni më të organizuar se më parë dhe gjërat do ju funksionojnë si duhet. Do dini edhe si ta përballoni ngarkesën e madhe. Financat duhet t’i menaxhoni me më shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’iu sjellë probleme shumë të mëdha.

PESHQIT

Sjellja juaj do nxitet nga Urani dhe Dielli sot. Mund t’iu pëlqejë shumë vetmia dhe do hidhni hapa të gabuara. Për ju të dashuruarit dita nuk do nisë mirë, por pas mesditës ambienti do fillojë të ngrohet. Do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundurën t’i zgjidhni ato. Ju beqarët do ëndërroni gjëra të paarritshme dhe realiteti do ju duket tërësisht zhgënjyes. Në punë pavarësisht mundimit do e përballoni me sukses sfidën që do iu jepet. Mundohuni ta shfrytëzoni si duhet energjinë që keni. Me shpenzimet mos bëni çmenduri sepse situata në një moment mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit dhe nuk do dini çfarë të bëni.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top