Horoskopi ditor, e diel 5 Maj 2024

DASHI – Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në qoftë se doni që të ardhurat tuaja të rriten. Kini besim te forca juaj e brendshme, te kuraja për të përballuar pengesa të ndryshme. Duhet të keni parasysh që çdo pengesë që mund të kaloni do ju shërbejë si një eksperiencë e mirë jete.

DEMI

Shumica e planetëve janë në favorin tuaj duhet të tregoheni elastikë në gjëra pa vlerë dhe të vendosur në ato më të rëndësishmet. Situata më të gjalla do të paraqiten për ata që punojnë në sektorin artistik. Do të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin.

BINJAKËT

Për të mbajtur një humor të qëndrueshëm dhe për të mos humbur energjitë e grumbulluara këto ditë, mundohuni të largoni çdo lloj stresi dhe të reflektoni në qetësi çdo situatë. Në dashuri do të vlerësoni shumë dedikimin e partnerit ndaj jush.

GAFORRJA

Marsi kthehet në shenjën tuaj duke iu dhuruar më shumë energji dhe duke i dhënë gjallëri marrëdhënieve me personat që ju rrethojnë. Hëna sot është e favorshme për të kontrolluar më mirë llogaritë tuaja bankare. Takime interesante me persona që i përkasin shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Akrepit.

LUANI

Në aktivitetet e përditshme do të harxhoni të gjitha energjitë e mundshme për të arritur suksesin. Ambicioni i tepërt mund t’ju bëjë të lini pas dore personat që ju duan dhe kjo është një gjë aspak e mirë. Afërdita ju sugjeron të bëni një udhëtim që mund t’ju ofrojë një largim aventuresk nga realiteti nëpërmjet dashurisë.

VIRGJËRESHA

Duhet të përfitoni menjëherë nga okazionet e papritura që ju paraqiten si sot. Pranoni një propozim të ri pune, një ftesë për në mbrëmje ose kontrolloni në qoftë se pasaporta juaj është e vlefshme. Fjalët e një personi do ju nguliten thellë saqë do të dëshironi ta shikoni sërish.

PESHORJA

Çështjet ekonomike që normalisht ju bezdisin do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Do të gjeni zgjidhjen e duhur të problemeve që keni për momentin, gjithashtu do të dini të ndiqni rrugë të reja për të rritur të ardhurat tuaja. Partneri do të mundohet të organizojë kohën tuaj të lirë duke u vendosur kështu në vendin tuaj.

AKREPI

Mund të kaloni me lehtësi pengesat që do ju paraqiten sot mjafton të mos i dramatizoni gjërat dhe të dini të drejtoni çdo gjë të papritur. Duke dëgjuar partnerin dhe personat që ju qëndrojnë pranë do të keni mundësi të evitoni tensione të kota.

SHIGJETARI

Moment i favorshëm për sa i përket studimit dhe aktiviteteve në punë. Konfigurimet e shkëlqyera planetare favorizojnë jetën praktike dhe financat duke ju premtuar një fazë shumë fatsjellëse në këta sektorë. Forma fizike do të jetë e shkëlqyer.

BRICJAPI

Nuk ju mungon shpirti i iniciativës dhe dëshira për të bërë figurë të mirë, për këtë arsye jeni të gatshëm të impenjoheni shumë për të arritur rezultate të mira. Në dashuri nuk do të jeni absolutisht të kënaqur se si po shkojnë gjërat midis teje dhe partnerit. Është momenti të flisni bashkë dhe të përballoni këtë situatë

UJORI

Mos u kushtëzoni nga Hëna negative në shenjën tuaj dhe nga gjykimi i familjarëve tuaj të vendosur për t’ju penguar në realizimin e një projekti që keni për zemër. Sektori i ndjenjave do të shkojë mirë me Afërditën që ju ndihmon të shprehni ndjenjat tuaja personit të zemrës pa pasur frikë. Mundohuni të pushoni pak më shumë.

PESHQIT

Dita e sotme do ju falë shumë kënaqësi. Do të rrethoheni nga dashuria e miqve të sinqertë të gatshëm për t’iu mbështetur me të cilët mund të organizoni diçka origjinale në mbrëmje. Nuk do të përjashtohen dhe suksese në jetën sociale dhe admirime për sa i përket stilit tuaj të jetuarit.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top