Horoskopi ditor, e diel 12 mars 2023.
DASHI
Mundohuni të jeni sa më realistë gjatë kësaj dite sepse po nuk e bëtë këtë gjë gjërat do ju marrin tatëpjetën. Ju të dashuruarit do bëni gjëra të pamenduara dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën më të mire për të kërkuar falje. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni dashurinë mbi qiell ndërkohë që ai në fakt është mbi tokë dhe shumë më afër nga sa mendoni. Nëse puna juaj lidhet me artin, krijimin dhe komunikimin, keni për të pasur rezultate më të mira se të tjerët. Do jeni të frymëzuar dhe do keni ide mjaft origjinale. Në planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni të qete kur të shpenzoni.
ADVERTISING
DEMI
Do e keni të vështirë të përqendroheni gjatë kësaj dite dhe nuk do doni të bëni asnjë lëvizje. Në shumë momente do ju pushtojë pesimizmi. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Asgjë nuk do ecë si e keni ëndërruar. Ju beqarët nuk do qëndroni edhe për shumë kohe me këtë status. Takimet do jene disa dhe dikush mund t’iu tërheqë goxha. Për punën ka për të qenë një ditë e qetë megjithatë mos u përgatitni për arritje të jashtëzakonshme. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar do jeni mjaft këmbëngulës dhe nuk do lejoni që situata të tronditet aspak Edhe familjarët do i keni pas vetes.
BINJAKËT
Do jeni shumë intelektualë gjatë kësaj dite dhe në çdo moment do e dini mirë çfarë hapash të hidhni për të mirën e të gjithëve. Nëse keni një lidhje dhe doni që gjërat me partnerin të ecin më mirë se kohët e fundit, do ju duhet me patjetër të ndryshoni zakonet e përditshme. Kokëfortësia dhe mendjemadhësia janë ato që duhen lënë mënjanë. Ju beqarët as që do e mendoni ta ndryshoni statusin sepse ndiheni për mrekulli edhe ashtu si jeni. Në punë do jeni më të vendosur se kurrë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Do merrni edhe promocione nga shefat. Në planin financiar më në fund do merrni masa që situata të mbetet e mirë.
GAFORRJA
Miqtë tuaj do jenë mbështetje e madhe dhe e çmuar sot. Ata do iu mbështesin në çdo moment dhe do iu japin këshillat e duhura. Ju që keni një lidhje do bini dakord me partnerin tuaj dhe do filloni projekte të përbashkëta me të. Kjo gjë do ju afrojë edhe më tepër se më pare. Nëse jeni beqarë vetëm sa do lodheni duke kërkuar dashurinë sepse nuk do jeni me fat dhe nuk do e gjejnë atë. Nuk ka ardhur ende momenti juaj. Në punë nuk do jeni të motivuar mjaftueshëm, por falë mbështetjes së miqve kolegë do arrini të hidhni hapat e nevojshme. Financiarisht do jeni në një gjendje të kënaqshme. Do mund të shpenzoni pa frike për çdo gjë që do e keni të nevojshme.
LUANI
Ka mundësi që shpirti juaj të jetë paksa i trazuar gjatë kësaj dite. Do e keni të vështirë të veproni dhe të merrni vendime të mëdha. Nëse keni një lidhje mësoni edhe të falni. Të gjithë bëjnë gabime, por lum ata që i kuptojnë dhe mundohen t’i ndreqin sa më parë. Inkurajojeni partnerin. Ju beqarët do filloni sa hap e mbyll sytë një lidhje serioze e cila ka për të zgjatur goxha në kohë. Emocionet do shumëfishohen. Në punë do doni të keni shumë arritje, por do keni frikë nga humbjet e zhgënjimet. Dijeni se po qëndruat në vend nuk do fitoni asgjë. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e familjarëve të cilët nuk do lejojnë të gjendeni në situata të vështira.
VIRGJËRESHA
Planetët do ju bëjnë jo vetëm kreativë sot, por edhe më dinamikë. Do ju shkoni deri në fund objektivave. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft sensuale dhe të mbushura me bashkëpunim. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli kështu që mos u shqetësoni për asnjë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me euforinë e tepruar e cila mund t’iu çojë drejt gabimeve. Në punë do e shtoni ritmin dhe nuk do e humbni për asnjë moment gjallërinë, Do avanconi me shpejtësi me detyrat që iu janë dhënë dhe do ndiheni plotësisht të kënaqur nga vetja. Financat do rriten më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Do ju lejohet edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.
PESHORJA
Mërkuri do ju bëjë mjaft intuitivë gjatë gjithë kësaj dite kështu që do arrini të kuptoheni më së miri me ata që keni pranë. Ju të dashuruarit do jeni më të pavarur se kurrë më parë dhe do bëni çdo gjë që do ndieni. Mbrëmja do jetë më e mirë për të kaluar momente intime. Nëse jeni beqarë ka rrezik të josheni nga persona jo me shumë vlera dhe nëse pranoni të filloni lidhje me ta do zhgënjeheni e do vuani. Sipas Horoskopit.vip, në punë do jeni të jashtëzakonshëm dhe të gjithë do ju adhurojnë. Do dini të analizoni çdo gjë deri në detajet më të vogla dhe nuk do bëni gabime. Ka mundësi të nënshkruani edhe një kontratë fantastike. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira që ta përmirësoni situatën.
AKREPI
Për fat të mirë Hëna do e zbukurojë çdo moment sot. Nuk do keni më asnjë lloj meraku dhe nuk do ndieni ankth si më parë. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të mira me atë që keni në krah. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione të pafundme që do ju mbushin me optimizëm. Ju beqarët do ua kushtojnë gjithë kohën e lirë miqve dhe nuk do e keni mendjen për të filluar një lidhje serioze. Në punë disa bashkëpunëtorë do ju kritikojnë për mospërqëndrimin në disa momente dhe kjo do ju zgjojë. Pas mesdite situata ka për të qenë shumë më ndryshe. Në planin financiar gjendja do jetë e shkëlqyer dhe do kryeni edhe investime afatgjata. Do ndiheni mirë në çdo moment sepse nuk do e keni problem të kryeni çdo shpenzim.
SHIGJETARI
Edhe pse mund të kaloni një ditë të ngarkuar asnjë moment nuk do ju mungojë frymëzimi. Do jeni të qeshur. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft pasiononte. Do përjetoni ndjesi të reja të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju beqarët do realizoni takime nga më të veçantat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë mundet t’i keni gjërat shumë më të vështira nga më parë, por kjo nuk do të thotë që të dorëzoheni menjëherë. Mos i ndalni përpjekjet deri në fund të ditës. Në planin financiar do jeni më të organizuar se më parë dhe do dini si t’i kryeni me maturi shpenzimet. Nuk do mendoni vetëm për të sotmen.
BRICJAPI
Do e keni moralin të rënë gjithë kohës sot dhe nuk do keni dëshirë të bëni asgjë. Në disa momente do ju duket sikur asgjë nuk ju përshtatet. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e tensionuar kjo e sotmja. Do debatoni për çdo lloj gjëje me partnerin dhe do ndiheni keq në disa momente. Ju beqarët do përballeni me zhgënjime që në mëngjes dhe gjithë ditën do e kaloni me mërzi. Nuk do keni dëshirë të bëni asgjë. Në punë Dielli do ju favorizojë më shumë dhe do e bëni çdo gjë me shumë qetësi. Sipas Horoskopit.vip, shefat do ju dallojnë nga të tjerët. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni nga pak në mënyrë që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit.
UJORI
Urani do iu japë gjithë energjinë e nevojshme gjatë kësaj dite për t’ia dalë më së miri në çdo situatë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë goxha përmirësime. Do ja kaloni për mrekulli me partnerin dhe do i harroni mosmarrëveshjet e së shkuarës. Ju beqarët, pa u lodhur shumë do e gjeni princin e kaltër dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Ngjyrat do rikthen pas kaq shumë kohësh. Në punë, duke pasur shumë planetë në krah, nuk do e keni të vështirë të arrini atë që dëshironi. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por çdo gjë do e bëni me planifikim të kujdesshëm. Buxheti do vijë duke u përmirësuar moment pas momenti dhe kjo nga përkujdesi dhe organizimi që do tregoni.
PESHQIT
Mërkuri do ju bëjë të jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe në asnjë moment nuk do keni probleme serioze. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë shumë e këndshme. Do jeni gjithë kohës gati për të bërë ato që dëshiron me partnerin dhe do kaloni çaste të këndshme së bashku. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë. Veprimet e sotme duhet t’i kishit bërë prej kohësh megjithatë nuk është vonë. Në punë do favorizohen tej mase projektet e reja kështu që mund të tentoni për çdo gjë që do ju vijë në mendje. Kreativiteti nuk do ju mungojë asnjë çast. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse në të kundërt do keni probleme.