Hailey Bieber mbylli pretendimet se nuk e kishte ndjekur bashkëshortin Justin Bieber në Instagram.
Gjatë fundjavës, fansat vunë re se këngëtari i “Lonely”, nuk ishte më në listën “Following” të themelueses të Rhode.
Megjithatë, Hailey konfirmoi të hënën se ishte thjesht “një defekt” pasi burri i saj çaktivizoi përkohësisht llogarinë e tij një ditë më parë.
“Nuk e hoqa atë. Shpresoj që kjo të ndihmojë!” shkroi ajo nën një video të TikTok për situatën
Situata erdhi pasi Justin doli live dhe këndonte një këngë të re. Ai mbylli shkurtimisht llogarinë e tij menjëherë pasi ndau transmetimin shqetësues.
Megjithatë, artisti u kthye menjëherë dhe postoi një seri selfie në pasqyrë të cilat tërhoqën vëmendjen e gruas së tij.
Hailey tregoi mbështetjen e saj për Justin duke komentuar një emoji me zemër nën postim.
Këngëtari i “Baby” ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale mes bisedave në rritje për mirëqenien e tij dhe spekulimeve për martesën e çiftit.
Thashethemet për ndarje u nxitën në janar pasi Justin në dukje nuk e ndiqte modelen në internet. Megjithatë, disa orë më vonë, këngëtari pohoi se “dikush shkoi në llogarinë [e tij] dhe e bëri unfollow gruan [e tij]”.
Ndërsa të dy rrallë trajtojnë thashethemet për marrëdhënien e tyre, Justin së fundmi mbrojti Hailey-n kundër përdoruesve të rrjetit.
Në fillim të këtij muaji, krijuesi i hiteve “pëlqeu” një postim rreth “njerëzve të papunë që komentojnë Hailey dhe Bieber”. Më pas ai ka shpërndarë një foto të modeles në Instagramin e tij.