Homazhet/ Rama tregon pse varet një kryq mbi arkëmortin e Ismail Kadaresë

Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare po kryhen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku mijëra admirues të shkrimtarit, miq dhe të afërm kanë qenë aty për ta përcjellë me nderime. Por në sfond të skenës ku qëndron arkëmorti është një skenografi ku duket Nënë Tereza që mban në duar një varëse kryqi me rruaza.

Kryeministri Rama që duket se është marrë personalisht me homazhet tha se skena ishte ndërtuar më parë për një shfaqje dhe ao nuk e kishte ndryshuar.

“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. “Lereni aty”,- u thashë, -nuk ka më mirë”. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”-u shpreh Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top