Homazhet për gjeniun e letrave shqipe, mbërrin tek TKOB arkëmorti i Ismail Kadaresë

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, kanë nisur të mbahen homazhet për shkrimtarin më të madh shqiptar Ismail Kadarenë.

Arkëmorti ka mbërritur në ambientet e TKOB, ndërsa vajza e tij, Besiana Kadare shihet e përlotur. Krerët më të lartë të shtetit, politikës e personalitete të artit do të marrin pjesë në homazhe.

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top