Holanda e Anglia, një biletë për në Berlin: Kane e Bellingham duan finalen, Gakpo e ka këmbën ‘zjarr

Në Dortmund gjithçka është gati për të zbuluar se kush mes Holandës dhe Anglisë do të sfidojë Spanjën në finalen e Euro 2024. Pasi kanë mbërritur me dritat e fikura deri në këtë pikë të turneut, tulipanët e Koeman duan të vazhdojnë të mahnitin dhe të ëndërrojnë gjëra të mëdha, duke synuar aktin e fundit të turneut në Berlin. Prozhektorët janë të gjithë mbi Kane në njërën anë, e Gakpo në tjetrën.

Formacionet mënjanë, do të jetë në dorën e Kane dhe Bellingham që të marrin Anglinë mbi supet e tyre. Sidoqoftë Southgate ka shumë armë në dispozicion për t’i përdorur, në tentativë për të minuar mbrojtjen holandeze. Nga Foden te Saka nëpërmjet Alexander-Arnold, Palmer dhe shumë të tjerë, Anglia ka një arsenal të tërë për të bërë keq. Emra të rëndësishëm, por deri tani nuk kanë mjaftuar për të krijuar një grup të balancuar taktikisht dhe për të zhvilluar një lojë të organizuar, të aftë për të transferuar në fushë potenciale të mëdha dhe për të shfrytëzuar në maksimum cilësitë e sulmuesve.

HOLANDA, SKUADRA MË EFEKTIVE PARA PORTËS
Një temë që mund të jetë vendimtare kundër Holandës. Më kompakte, e rregullt dhe e organizuar, skuadra e Koeman në Euro 2024 luajti ndonjëherë futboll të mirë, duke treguar talentet e saj më të çmuara dhe një prapavijë shumë fizike me të cilën duhet të bësh llogaritë. Depay dhe Gakpo me siguri do të jenë të vëzhguarit specialë të Anglisë, por gjithashtu duhet të bëjnë kujdes edhe ndaj De Vrij dhe Van Djik në lojën e tyre ajrore në goditjet standarde dhe ndaj inkursioneve të Dumfries dhe Aké në krahë. Të gjithë me rrezik të madh para portës. Në Gjermani, Holanda deri më tani ka dëshmuar se është një nga të paktat kombëtare që shënon me vazhdimësi, duke realizuar nëntë gola, tre me Gakpo.

FORMACIONET E MUNDSHME
Holanda (4-3-3): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Djik, Aké; Reijnders, Schouten, Xavi Simons; Bergwijn, Depay, Gakpo. Trajner: Koeman.

Anglia (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Konsa; Trippier, Mainoo, Rice, Saka; Bellingham, Foden; Kane. Trajner: Southgate.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top