Hoeness: “E do Real Madrid? Edhe sikur të vijë Perandori i Kinës, nuk e shesim Olise”

Michael Olise ishte një nga futbollistët më të mirë të sezonit 2025-2026. Një sezon me tre trofe, thuajse normalitet për Bayern Munich, por edhe me dy zhgënjime të mëdha: në Champions League, ku shkëlqeu, dhe në Kupën e Botës, ku me Francën e mbylli në vendin e katërt, por me shtatë asistime në total. Real Madrid e kishte vënë në shënjestër për t’i dhuruar Mourinhos një tjetër goditje të madhe në merkato. Por Bayern Munich e kundërshtoi dhe, në mënyrë të prerë e të bujshme, Uli Hoeness e nxori francezin nga merkato.

Hoeness i përgjigjet Real Madrid
Që Olise është një nga futbollistët më të mirë në botë, kjo është një e dhënë. Florentino Perez dëshiron të rikthehet te fitoret dhe nuk po kursen shpenzimet. Megjithatë, francezi do të qëndrojë aty ku është. Presidenti i nderit i Bayern, Uli Hoeness, pas ndeshjes së parë të sezonit – miqësores tradicionale me Rotten, që çdo vit pëson një lumë golash (këtë herë përfundoi 15-0) – foli edhe për çështjen Olise.

Kur u pyet për mundësinë e kalimit të francezit te Real Madrid, ai tha: “Më vjen të qesh me të madhe”. Hoeness buzëqeshi dhe iu përgjigj në mënyrë të qartë klubit madrilen: “Ai ka edhe tre vite kontratë dhe ne nuk e shesim. Edhe sikur të vijë Perandori i Kinës, nuk e shesim”. Çështja u mbyll. Olise nuk preket. Qëndrimi i Hoeness nuk është aspak rastësor. Një mesazh i qartë, i drejtuar Real Madridit, që duket se e kishte joshur Olisen. Futbollisti e ka dëgjuar interesimin dhe ndoshta e ka imagjinuar edhe transferimin në Spanjë, por Bayern e ka blinduar.

Hoeness: Bayern ka treshen më të mirë sulmuese në botë
Hoeness, që ka qenë futbollist i Bayern në vitet ’60 dhe ’70 dhe është pjesë e drejtimit të klubit prej dekadash – madje u rikthye edhe pas dënimit dhe periudhës në burg – nuk e ka humbur aspak karakterin e tij. Ai i dërgoi një mesazh të qartë edhe trajnerit Vincent Kompany, i cili pas dy titujve radhazi në Bundesliga, tani duhet të bëjë hapin vendimtar edhe në Champions League, pas eliminimit në gjysmëfinale nga PSG.

Tani duhet të provojë të shkojë deri në fund. Hoeness vlerësoi treshen sulmuese të Bayern: “Kemi treshen më të mirë sulmuese në botë me Kane, Diaz dhe Olise”, duke lënë të kuptohet se me këtë repart ofensiv duhet të fitojnë gjithçka. Ndërkohë, nga Eintracht Frankfurt është transferuar edhe mbrojtësi Brown.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top