Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për të 14 personat e arrestuar pas protestës së opozitës më 10 shkurt. Prokuroria kishte kërkuar 2 arreste me burg, 3 arreste në shtëpi dhe për 9 prej tyre detyrim paraqitje.
Ata dyshohen për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, si edhe të përfshirë në veprimet për dëmtimin e pronës shtetërore dhe hedhjen e molotovëve në drejtim të punonjësve të policisë apo edhe të institucioneve shtetërore.