Hodhën molotov e flakadanë drejt Kryeministrisë, e pësojnë protestuesit, procedohen tetë prej tyre

Procedohen penalisht tetë persona në Tiranë. Mësohet se këta persona ishin pjesëmarrës në protestën e ditës së djeshme të zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë.

Bëhet me dije se të proceduarit, janë vënë nën hetim pasi kanë hedhur flakadanë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, si dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top