Himarë/ Dhjetëra votues nga Greqia me karta identiteti të skaduara

Janë disa qindra qytetarë në Himarë që janë paraqitur në qendrat e votimit me karta të skaduara dhe janë ndaluar të votojnë. Nga prononcimet e tyre, një pjesë e mirë janë rezidentë në Greqi dhe kanë ardhur në Himarë vetëm për të votuar. Ndërsa flisnin për mediat, disa prej tyre kishin vështirësi të artikulonin shqip, ndërsa kërkonin një vërtetim sa për të votuar ditën e sotme.

Në disa qendra, votimi nuk ka nisur ende për shkak se pritet një vendim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ndërsa ligji e ndalon votimin me dokumenta të skaduara. Në Himarë kandidojnë dy grekë, Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria dhe janë regjistruar mbi 23 mijë zgjedhës në 36 qendra votimi. Një pjesë e mirë e votuesve kanë ardhur nga Greqia ku jetojnë dhe punojnë, edhe pse janë banorë të Himarës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top