Hilary Duff rikthehet në muzikë pas 10 vitesh

Pas një dekade pauze nga muzika, Hilary Duff ka konfirmuar se po përgatit projekte të reja muzikore dhe një dokumentar personal.

Projekti do të sjellë një pasqyrë të sinqertë të jetës së Duff, ku fansat do të shohin nga afër sesi ajo balancon jetën familjare me rikthimin në muzikë, provat për koncertet live dhe përgatitjen për të performuar në skenë për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh.

Më 27 gusht, Hilary përkujtoi 22-vjetorin e albumit të saj të dytë, “Metamorphosis”, duke falënderuar fansat për mbështetjen ndër vite dhe duke shtuar një mesazh intrigues: “To be continued…”.

Po ashtu, në qershor, ajo përkujtoi 10-vjetorin e albumit të fundit “Breathe In. Breathe Out.” (2015), duke e cilësuar si një projekt që nuk pati suksesin e madh të pritur, por që mbante këngë autentike.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top