Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda Ballukut

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, si edhe nga Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Relator i çështjes është caktuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Pas hedhjes së shortit, pritet që trupa gjykuese të përcaktojë edhe datën kur do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e rekursit. Deri më tani, një afat i tillë ende nuk është bërë publik.

Në këtë proces, Balluku është ankuar vetëm për masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit, pasi sipas avokatëve të saj nuk ekziston asnjë rrezik që ajo t’i shmanget drejtësisë.

Një ditë më parë Partia Socialiste doli me një qëndrim zyrtar mbi çështjen, pas afro 3 muajsh nga kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut. Për t’i dhënë përgjigje negative kërkesës së SPAK, nga prokuroria ishin sjellë argumente që legjitimonin arrestin: Rëndimi i akuzës se janë shtuar episodet, rreziku i prishjes së provave, rrezikun i arratisjes apo mundësia për të përsëritur një krim edhe më të rëndë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top