Hidhen në erë tre autobusë në Izrael, autoritetet: Sulm terrorist

Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të Izraelit, në atë që autoritetet dyshojnë të jetë një sulm militant. Nuk ka njoftime për të lënduar nga shpërthimet që ndodhën pranë Tel Avivit.

Shpërthimet ndodhin ndërsa izraelitët mbajnë zi për katër trupat e pengjeve të kthyera nga Hamasi në Gazë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi. Shpërthimet në autobusë të kujtojnë bombat gjatë kryengritjes palestineze të viteve 2000, por sulme të tilla janë të rralla tani.

Zëdhënësi i policisë, Asi Aharoni, tha për televizionin izraelit se u gjetën eksplozivë në dy autobusë të tjerë, por nuk shpërthyen. Autoritet thanë se të pesë bombat me sahat ishin identike dhe se njësitë speciale po çaktivizonin bombat e pashpërthyera.

Kryebashkiaku i qytetit, Tzvika Brot, tha se ishte një mrekulli që askush nuk ishte lënduar. Autobusët ishin parkuar pasi kishte përfunduar orari i punës, tha ai.

Ofir Karni, kreu i kompanisë së autobusëve tha se kishte urdhëruan menjëherë të gjithë drejtuesit e autobusëve që të ndalojnë dhe të kryejnë një “inspektim të plotë”. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se shefi i qeverisë po ndiqte nga afër zhvillimet. Agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet po merrte drejtimin e hetimeve, tha policia.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top