Hiba Abouk flet për Hakimi: Unë isha më e njohur se ai

Procesi i divorcit të Hiba Abouk dhe futbollistit Achraf Hakimi po bën bujë javët e fundit, për shkak të pretendimeve të dukshme ekonomike të aktores . Mediat franceze kanë raportuar se ajo kërkon 10 milionë euro nga lojtari edhe pse ai po mendon të japë vetëm 2 milionë.

Përdoruesit e mediave sociale kanë qenë kritik ndaj Abouk. Kështu, programi ‘Salvame’ e ka kontaktuar atë. Maria Patino i dërgoi Abouk reflektimin e mëposhtëm përmes një mesazhi në celular: “Është e mahnitshme që të konsiderojnë të motivuar financiarisht”. Këtyre komenteve, aktorja, nënë e dy fëmijëve nga martesa me Achraf, i është përgjigjur qartë dhe me forcë. “Është një botë maço dhe mizogjene duke marrë parasysh që kur filluam lidhjen tonë ai nuk kishte para dhe unë isha më e njohur se ai. Imagjinoni këtë,” tha Abouk.

Gjithsesi, ende bashkëshortja e futbollistit ka qenë e qetë përballë kritikave që po merr për kërkesat e dukshme ekonomike në divorc. E mira është se nuk më prekin më ato që thonë, tha ajo. “Dua të jem diskrete që e nesërmja të mos prekë familjen tonë. Unë besoj në drejtësinë dhe sensin e shëndoshë, të cilat janë në anën time”.

Futbollisti i ka vënë të gjitha pasuritë në emër të nënës së tij, e cila e ka sulmuar publikisht Hiban. “Nëse djali im nuk do e bënte këtë, ai nuk do mund ta hiqte qafe këtë grua”, shpjegoi Saida, e cila pretendoi se nuk ishte plotësisht në dijeni të lëvizjes së djalit të saj. Por, avokatët e Abouk, sipas Lecturas, po konsiderojnë të padisin Hakimin për një krim mashtrimi për përfshirjen e nënës së tij si përfituese të pasurisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top