Hetimi për vdekjen e Matthew Perry çon mjekun e tij në burg

Një mjek në Kaliforni, Salvador Plasencia u dënua me 30 muaj burg, pasi u gjet fajtor për furnizimin me ketaminë të aktorit të serialit Friends, Matthew Perry, në muajt para vdekjes së tij në vitin 2023.

Plasencia është personi i parë nga pesë të pandehurit që përballen me drejtësinë për këtë çështje. Ai i shiste aktorit ketaminë me çmime jashtëzakonisht të larta dhe madje, sipas mesazheve të hetimit, talljej me Perry, duke shkruar: “Sa vallë do të paguajë ky idiot?”

Në një deklaratë për gjykatën, nëna dhe njerku i aktorit e akuzuan mjekun se kishte dështuar në detyrën e tij profesionale. Ata theksuan se rikuperimi i Perry-t varej nga mjekë që do të thoshin “jo”, duke e ndaluar atë nga substancat e rrezikshme.

Avokatët e Plasencia-s thanë se ai është i penduar dhe se gabimet e tij lidhen me përdorimin jashtë protokollit të ketaminës, e cila zakonisht përdoret në trajtimin e depresionit.

Një tjetër mjek, Mark Chavez, ka pranuar fajin për furnizimin e ketaminës që Plasencia i rishiste Perry-t. Edhe katër persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e furnizimit do të dënohen së shpejti, përfshirë Jasveen Sangha, e quajtur “Mbretëresha e Ketaminës”, e cila përballet me deri 65 vjet burg.

Perry, i cili ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare në vaskën e shtëpisë së tij në Los Angeles, kishte një histori të gjatë varësie ndaj substancave. Autopsia zbuloi nivele të larta ketamine në sistemin e tij, pavarësisht se ai e përdorte substancën nën mbikëqyrje për trajtimin e depresionit.

Në një marrëveshje me prokurorinë, Plasencia pranoi se kishte administruar personalisht ketaminë me injeksion në shtëpinë e aktorit dhe i kishte furnizuar atij 20 flakonë të drogës brenda dy javësh në vjeshtën e vitit 2023.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top