Hetimi për ndërhyrjet në TIMS/ Salianji: Do shihni spektakël!

Kreu i komisionit hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Ervin Salianji paralajmëroi “spektakël” në komisionin që nisi sot nga puna. Gjatë diskutimit të sotëm ku po diskutohet për ndërhyrjet në TIMS, opozita kërkon që të përfshihet në hetime edhe keqpërdorimi i të dhënave personale nga patronazhistët, ndërkohë që socialistët thonë se ky nuk është objekt i hetimit.

Më herët, socialistët kishin refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore pikërisht për të mos u përdorur për propagandë, të paktën kështu deklaronte kryeministri Rama para disa muajsh.

“Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në hapësirë manipulimi dhe propagande pa asnjë bazë. Nuk ka shans të ketë komision hetimor” thoshte Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top