Hetimet për Veliajn, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule paraqitet në SPAK

Gruaja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito është paraqitur sot në Prokurorin e Posaçme. Mendohet se Nito është paraqitur për të dhënë përgjigje lidhur me hetimet ndaj çështjes “Veliaj”. Bashkëshorti i saj, biznesmeni Elman Abule është nën hetim për dosjen e Erion Veliajt nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Abule po hetohet për pastrim parash teksa u vendos në pranga më 10 shkurt. Më 13 mars, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për biznesmenin Elman Abule. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pa ndryshuar masën “detyrim paraqitje” për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriman Palushin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top