Hetime për zjarrin 2023/ Prokurorët shkojnë pranë inceneratorit të Elbasanit

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë “zbarkuar” sot në vendin ku ndodhet inceneratori i këtij qyteti. Kjo lëvizje vjen pasi më 4 mars 2025 u raportua se Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se organi i akuzës ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”.

Konkretisht bëhet fjalë për zjarrin që përfshiu inceneratorin e Elbasanit në korrik të vitit 2023. Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe impaktin e jashtëzakonshëm që ky zjarr pati në mjedis.

Prokuroria ndërkohë ka zgjeruar hetimet ku përveç nenit 151 ka përfshirë edhe nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale i cili përfshin veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu mësohet se tashmë është duke hetuar shoqërinë Eco Alb për këtë vepër penale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top