Heshtje në selinë e VV në Prishtinë, por kandidati i saj ngushton rezultatin

Në selinë qendrore të VV-së në kryeqytet po mbretëron heshtja. Mediat në Kosovë raportojnë se në këtë seli nuk ka pasur figura të larta drejtuese, qoftë edhe të strukturës së degës së kësaj partie të Prishtinës.

Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar se a do të ketë ndonjë konferencë apo dalje për mediat nga kjo parti.

Sipas KQZ-së, nga numërimi i 194 kutive nga 268 që janë gjithsej (72%) prin Përparim Rama i LDK me 33.97% apo 25 591 vota, në vendin e dytë është Hajrulla Çeko i VV me 33.02% apo 24 877 vota.

Komuna pritet të shkojë në balotazh, por Çeko po e ngushton diferencën. Në vendin e tretë është Uran Ismaili i PDK-së me 27.7 apo 20 866 vota. /LAPSI.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top