Heqja e masës ndaj Berishës, reagon GJKKO: U pranua kërkesa

Gjykata e Posaçme ka reaguar në lidhje me vendimin për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. GJKKO sqaron se, ka vendosur pranimin e kërkesës së Sali Berishës për rënien e masës së sigurisë. Githashtu në njoftim shtohet se GJKKO ka vendosur dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”.

NJOFTIMI:

Nisur nga interesi që ka në publik dhe në media dosja “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, etj…, ju njoftojmë se:

Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”.

Tiranë, më datë 27.11.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top