Popullsia e Kinës rra për 2 milion persona në vitin 2023 e që është viti i dytë në të cilin ajo shënon rënie të popullsisë dhe viti i shtatë ku regjistrohet ulje e lindshmërisë.
Numri i vdekjeve u rrit në 690,000 njerëz pra 11.1 milion persona në total e që është rritje e lartë krahasuar me vitet paraprake. Demografistët kanë thënë se rrënia e popullsisë dhe e lindjeve vjen si pasojë e popullsisë në plakje dhe përhapjes së Covid-19.
Popullsia totale sipas byrosë së statistikave është 1.4 miliard banorë. Kina e cila për një kohë të gjatë ka qenë vendi më i populluar në botë është kaluar nga India në vitin 2023 sipas matjeve të OKB’së, raporton The Associated Press.
Rënia e lindshmërive është një sfidë afatgjate shoqërore dhe ekonomike e Kinës, gratë kineze po bëjnë më pak fëmijë pavarësisht skemave qeveritare për nxitjen e një gjëje të tillë apo heqjes së ligjit që lejonte vetëm një fëmijë për familje.