Henry, problemi i Real Madrid ndaj Milan… Mbappe: “Shikoni, duket që nuk i pëlqen”

Në natën e errët të Real Madrid kundër Milan, shumë lojtarë “tradhtuan” teknikun Carlo Ancelotti. I pari ndër ta ishte Kylian Mbappe, i cili në prag të ndeshjes ishte frikësuesi i mbrojtjes së Milan, por në fushë pati një paraqitje të dobët. Ishte bashkëkombësi dhe ish-kolegu i tij, Thierry Henry, i cili me një analizë të hollësishme video, nxori në pah të gjitha kufizimet e sulmuesit të dikurshëm të PSG-së. “Titi” kritikoi ashpër performancën e Mbappe, duke shpjeguar arsyet për të cilat “skuadra është e frustruar me të në fushë”.

Pse Mbappe ishte një problem për Real Madrid
Sipas komentatorit aktual të CBS Sports, e gjithë kjo lidhet me vështirësitë e Kylian për të luajtur si një numër 9. Henry tregoi mungesën e lëvizjeve, pasivitetin dhe mungesën e ndikimit të tij në lojë. Kjo situatë bëri që shokët e skuadrës, në veçanti Bellingham, të përpiqeshin të zëvendësonin rolin e tij, por pa sukses. Për Henry, është e qartë që Mbappe nuk po kontribuon sa duhet: “Nuk vrapojnë mjaftueshëm, nuk janë kompakt dhe nuk përpiqen si ekip. Shumicën e herëve është Bellingham ai që përpiqet të bëjë ato që duhet të bëjë Mbappe. Ai duhet të mësojë të luajë si një numër 9 dhe të ketë dëshirë për t’u përfshirë përpara”.

Dëmet e Mbappe dhe përpjekjet e Bellingham për ta mbuluar
“Shikojeni, shikojeni numrin 9,” u tha Henry shokëve të tij në studio, duke treguar në ekran qëndrimin pasiv të Mbappe, i cili duhej të ishte terminali kryesor i sulmit të Real Madrid. “Përsëri, kush po vrapon dhe po përpiqet të arrijë objektivin? Është Bellingham, jo numri juaj 9. Ka një frustrim të qartë. Shiko numrin 9! Përsëri, ai nuk është aty. Mund të ndodhë herë pas here, por nuk mund të jetë gjithmonë kështu: e di që Mbappe nuk është një numër 9 dhe që nuk i pëlqen të luajë kështu. Por a mendoni se Bellingham e pëlqen të bëjë këto vrapime për të shtrirë skuadrën? Ai e bën sepse e ka dëshirën dhe vullnetin”.

Nga njëra anë, Mbappe nuk ka bërë kurrë lëvizje tipike të një sulmuesi të avancuar, por nga ana tjetër, Henry theksoi se ndaj Milan ishte Bellingham ai që po përpiqej të bënte gjithçka pa rezultat. “Shiko nga po vjen Bellingham për të kaluar Mbappe dhe mbrojtjen kundërshtare. Nuk mund të fitosh kështu, duke u hapur, duke u kthyer pas, duke mbrojtur dhe duke shkuar edhe për të shënuar. Edhe unë do të isha zemëruar po të isha në vendin e tij në atë moment, duke goditur shishen e ujit.”

Pra, Mbappe “duhet të bëjë shumë më tepër”. Sipas Henry, ai tashmë ka arritur pikën më të ulët: “Mund vetëm të përmirësohet sepse nuk mund të bëjë më keq se kaq. Nuk po i kërkojmë që të mbajë topin si Didier Drogba, nuk po i kërkojmë të marrë topin dhe të driblojë të gjithë, por të angazhohet përpara kur skuadra është e vendosur lart: mund të vraposh qoftë si një anësor, një numër 9 ose 10. Madje edhe Rüdiger bëri një vrapim në pjesën e parë”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top