Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Një tjetër rast i dyshuar helmimi është regjistruar në Akademinë e Sigurisë, vetëm dy muaj pasi 56 studentë përfunduan në spital me simptoma të ngjashme. Mbrëmjen e së mërkurës, rreth 30 kursantë shfaqën simptoma helmimi: të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Ata u transportuan në grupe drejt spitalit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshimet paraprake janë se edhe këtë herë bëhet fjalë për helmim nga ushqimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pritet të marrë mostra të ushqimit për analizë laboratorike, me qëllim përcaktimin e shkakut të plotë të ngjarjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top