Helmimi në kopshtin e Gramshit, analizat tregojnë 17 fëmijë të infektuar me salmonelë

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.

17 fëmijë kanë rezultuar të infektuar me këtë bakter, ndërkohë që për 6 fëmijë të tjerë pritet të dalin përgjigjet, por edhe ata kanë rezultuar me rritje të ngarkesës bakteriale.

Nga ana tjetër AKU është duke kryera analiza të mostrave të produkteve ushqimore që kanë konsumuar fëmijët e kopshtit. ‘Salmonella Enteretidis’ është një bakter që gjendet te mishi i pulës dhe vezët. Ndërkohë një ekip i përbërë nga epidemiologë të ISHP, inspektorë të AKU kanë shkuar në Gramsh.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top