Prindërit e fëmijëve të cilët u helmuan në kopështin shtetëror në Gramsh kanë dalë në protestë për rastin në fjalë. Njëri nga prindërit ka rrëfyer momentet e vështira që kaloi me fëmijën e tij, i cili qëndroi në trajtim me serum për më shumë se 72 orë, duke vuajtur nga të vjella dhe diarre të shpeshta.
Prindi: Fëmija është më shumë se 72 orë në serum. Te fëmija im ka qenë rasti i pari. Pasi dolën analizat, e kemi trajtuar në shtëpi fëmijën. Fëmija kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta. 72 orëshi ishte një tmerr. Kam binjakë dhe shyqyr që fëmija tjetër nuk u sëmur. Jemi të bindur se fëmijët janë helmuar në kopsht. Nusja thotë se kanë konsumuar supën e pulës, nga informacione jozyrtare. Kam frikë se mos përhapet sëmundja dhe fëmijën po e mbaj në banesë.
Nëna e një prej fëmijë, i cili ka rezultuar pozitiv me bakterin salmonel, është shprehur se djali i saj prej 8 ditësh ka dhimbje barku, diare dhe temperaturë.
Prindi: Po është i konfirmuar me salmonela. Njoftimin e mora nga edukatorja te henen që djali është me temperauturë. Sot po bëhen 8 ditë qe vazhdon me dhimbje barku, diare. Për dezifektime janë bërë në kopsth dhe spital. Doktroresha na ka qendruar korrekte. Kam edhe një gocë e kemi cuar analizat presim përgjigjet. Goca nuk ka shfaqur simptoma. ne jemi të kujdesshëm. Në fillim nuk e dinimin. Doktoresha më dha mjekim si virozë stine se nuk e dinimin, pastaj të enjtën e morëm vesh. Sot ne bëjmë 8 ditë qe jëmi trembur dhe gjendje ankthi e shoku. Kërkojmë siguri për ushqimin që konsumojntë fëmijët.