Ish-Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën, Ersid Hasanllari po pyetet nga Prokuroria e Tiranës në cilësinë e deklaruesit për helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Mësohet se pas tij do të pyetet edhe drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Flutura Polaci.
Interesi i prokurorisë për të mësuar nëse kanë kryer apo jo inspektime apo nëse kanë urdhëruar kontrolle më herët. 56 studentë u helmuan nga ushqimi që konsuamuan për drekë, ndërsa pritet ekspertiza për 52 prej tyre.