Hegseth dhe Trump takuan gjeneralët amerikanë: Ushtria do t’i ketë standardet më të larta

Kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, iudha një sinjal të qartë qindra gjeneralëve amerikanë që ai i thirri disa ditë më parë për një takim krejtësisht të jashtëzakonshëm në bazën e Marinës në Quantico, Virginia.

 


“Paqe përmes forcës”, shtoi sekretari duke folur për një “moment kyç”: “Epoka e Departamentit të Mbrojtjes ka marrë fund. Mirësevini në Departamentin e Luftës”, tha ai, duke përmendur ndryshimin e emrit të Pentagonit, i cili u konkretizua falë një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan në fillim të shtatorit.

 

“Udhëheqës politikë të papërgjegjshëm dhe budallenj kanë vendosur kompasin në drejtim të gabuar dhe kemi humbur rrugën. Kemi bërë ‘departamentin woke’. Duhet të fshijmë dekada rënie. Për shumë kohë kemi promovuar udhëheqës për arsyet e gabuara: bazuar në racën e tyre, kuotat gjinore, ashtuquajturët privilegje historike”, shtoi ai.

 

“Tani duhet të pastrojmë rrënojat. Po i japim fund luftës kundër luftëtarëve”.

Hegseth njoftoi se do të miratohen menjëherë direktiva “gjini-neutrale”: trupat do të duhet të përmbushin standarde përgatitore mashkullore, pa marrë parasysh gjininë e tyre.

“Nuk bëhet fjalë për të penguar gratë të shërbejnë. Ne vlerësojmë shumë kontributin e grave ushtarake. Të gjitha janë absolutisht më të mirat në botë. Por kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë fuqinë fizike për rezultate në luftë, standardet fizike duhet të jenë të larta dhe neutrale nga pikëpamja gjinore. Nëse gratë mund të shkëlqejnë, mirë. Nëse jo, le të jetë kështu. Nuk është qëllimi, por mund të jetë rezultati. Kjo do të thotë gjithashtu që burrat e dobët nuk do të mund të shërbejnë në luftë, sepse nuk po luajmë. Këtu bëhet fjalë për jetë ose vdekje”.

 

“Epoka e drejtimit ‘politikisht korrekt’, që kujdeset të mos lëndojë ndjenjat e askujt, përfundon tani, dhe në të gjitha nivelet. Kjo administratë ka bërë shumë që në ditën e parë për të hequr politikën korrekte dhe plehrat ideologjike toksike që kishin infektuar departamentin tonë. Jo më muajt e ‘identiteteve’, zyra DEI (Diversitet, Barazi dhe Përfshirje), jo më adhuruar i ndryshimeve klimatike, ndarje, shpërqendrime apo iluzione gjinore. E kemi mbyllur me këtë m*t”.

Atyre që nuk e aprovojnë këtë qasje, Hegseth u sugjeroi të “bëjnë gjestin më nderues: të japin dorëheqjen”.

 

Presidenti Trump do t’u flasë së shpejti ushtarakëve: para se të arrijë, tha se, nëse takon gjeneralë që nuk i pëlqejnë, do t’i shkarkoj menjëherë”.

Takimi i qindra ushtarakëve të rangut të lartë amerikan, për nga shkalla dhe arsyet, është një ngjarje krejtësisht e pazakontë; shumë të pranishëm kishin frikë se kjo mund të paralajmërojë shkurtimet në forcat e armatosura (në maj Hegseth kishte treguar se komandantët duhet të reduktohen të paktën me 20% dhe se duhen shkurtuar rreth 100 gjeneralë dhe admiralë nga rreth 800 në SHBA dhe dhjetëra jashtë vendit.

 

Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re kombëtare të mbrojtjes: pritet që “siguria dhe mbrojtja e brendshme” të bëhet prioriteti kryesor i forcave të armatosura (të cilat janë dërguar, për shembull, në kufirin me Meksikën), pas viteve ku Kina ishte konsideruar si kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top