Hedhja në herë e spitalit në Gaza, ushtria izraelite: E goditi raketa e xhihadit islamik palestinez

Forcat e armatosura të Izraelit pretendojnë se bazuar në të dhënat e Inteligjencës, raketa që goditi spitalin në Gazë është e xhihadit islamik të Palestinës, e cila shkaktoi vdekjen e 500 civilëve. Në kumtesën e IDF-së, thuhet se “bazuar nga analizat që i disponon IDF-ja, raketa e armikut që kaloi përmes Izraelit, goditi spitalin”.

“Nga informacionet që i kemi nga inteligjenca dhe disa burime tjera, organizata xhihadi islamik i Palestinës është përgjegjës për raketën që goditi spitalin”, njoftoi IDF-ja izraelite.

Palestinezët pretendojnë se në spital janë vrarë 500 persona, dhe se bëhej fjalë për një sulm ajror të kryer nga forcat izraelite. E sipas informacioneve më të fundit, numri i të vrarëve nga ky sulm në spital mund të shkojë deri në 800 sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top