Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur keqardhje për mungesën e partive shqiptare të opozitës në takimin që e organizoi këtë të martë.
Ajo tha se në takim, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shprehur qëndrimin se duhet të votohet një president konsensual. Në të kundërtën, sipas saj, vendi shkon në zgjedhje të reja.
“E kemi parë disa herë. E dimë ku na çon mungesa e dialogut apo refuzimi i takimeve. Kam dëgjuar qëndrimet e partive të pranishme. Të gjitha ishin se duhet të kontribuojmë maksimalisht për çështjen e marrëveshjes për presidentin dhe patjetër të shmangen zgjedhjet e parakohshme. S’pres që partitë të pajtohen për gjithçka. Pres të jenë të gatshme të flasin për atë që është e domosdoshme për funksionimin e shtetit. Nëse nuk mund të merremi vesh sot, nuk kemi asnjë garanci se një palë zgjedhje të reja do të na bëjnë që të merremi vesh nesër”, ka thënë Haxhiu në konferencë për shtyp.