Hawaii/ Shkon në 80 numri i viktimave nga zjarret vdekjeprurëse

Numri i të vdekurve nga zjarret në Maui është rritur në 80, sipas numrit të fundit të publikuar nga autoritetet në Hawaii, ndërsa kërkimet vazhdojnë në atë që ka mbetur nga qyteti historik i Laheina.

Zjarret u bënë katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në historinë e shtetit, duke tejkaluar numrin e cunamit që goditi Big Island të Hawait dhe vrau 61 njerëz në vitin 1960, një vit pasi Hawaii u bë një shtet amerikan.

“Askush nuk ka hyrë në asnjë prej këtyre strukturave që janë djegur plotësisht, dhe për fat të keq, ne presim që numri i të vdekurve të rritet ndjeshëm”, tha senatori i Hawait Brian Satz për MSNBC.

Në një njoftim dje vonë (me orën lokale, sot në mëngjes me orën greke), qarku Maui njoftoi se numri i të vdekurve ishte rritur në 80.

Zjarri i Lahenës që u përhap nga zonat e ulëta në drejtim të qytetit vazhdon të digjet, por është nën kontroll 85 për qind, tha qarku më herët. Dy zjarre të tjera në ishull janë nën kontroll 80% dhe 50%.

Tre ditë pas katastrofës, mbetet e paqartë nëse ndonjë nga banorët mori paralajmërime para se flakët të arrinin në shtëpitë e tyre.

Ishulli ka sirena alarmi për të paralajmëruar banorët për fatkeqësitë natyrore dhe kërcënime të tjera, por ato nuk duket se kanë rënë gjatë zjarrit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top