HARTA/ Të premten vala e të nxehtit afrikan arrin pikun

Vala e të nxehtit afrikan përfshin të gjithë Mesdheun. I nxehti do të përfshijë Italinë dhe Ballkanin. Sipas parashikimeve të fundit, temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe ditët në vijim deri në 40 gradë në vende të ndryshme.

Për të premten, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka shpallur gjendjen e emergjencës në 13 qytete. Temperatura përvëluese do të ketë në Siçili ku do të ndalohen aktivitete të ndryshme në kohë të caktuara të ditës.

Edhe në Shqipëri ka një rritje të vizitave në urgjenca për shkak të të nxehtit.

May be an image of text

“Ekziston një shqetësim i madh”, – thotë nënkryetari i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Urgjencës, Mario Guarino për ANSA-n, veçanërisht për të moshuarit dhe pacientët me patologji të shumëfishta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top