Harta e re territoriale/ Buxheti financon edhe 15 bashkitë që do të shkrihen

Pushteti vendor do të administrojë 114.6 miliardë lekë gjatë vitit 2027, ndërsa reforma e re territoriale krijon një situatë të pazakontë: buxheti vijon të parashikojë fonde edhe për 15 bashkitë që pas zgjedhjeve të ardhshme do të humbasin statusin si njësi më vete. Nga kjo shumë, rreth 58.6 miliardë lekë pritet të sigurohen nga të ardhurat e vetë bashkive, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga buxheti i shtetit. Tirana do të marrë pjesën më të madhe të fondeve, e ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Vlora.

Por rreth 6 miliardë lekë janë parashikuar edhe për 15 bashkitë që me reformën e re territoriale do të humbasin statusin si njësi më vete. Mes tyre, Maliqi do të marrë rreth 797 milionë lekë, Divjaka 575 milionë, Përrenjasi 486 milionë dhe Cërriku 452 milionë lekë.

Harta e re territoriale e ul numrin e bashkive nga 61 në 46 dhe do të zbatohet me zgjedhjet vendore të vitit 2027. Deri atëherë, bashkitë që pritet të shkrihen do të vijojnë të funksionojnë normalisht, ndaj edhe fondet për to janë parashikuar veçmas në buxhet.

Pikëpyetja kryesore lidhet me atë që do të ndodhë më pas: si do të kalojnë fondet e mbetura, projektet, kontratat dhe detyrimet financiare te bashkitë që do t’i përthithin. Projektbuxheti nuk jep ende një panoramë të qartë se si do të bëhet ky proces, edhe pse reforma territoriale dhe ndryshimet financiare do të ndodhin brenda të njëjtit vit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top