Harta e ndotjes/ Zbulohen tre zonat më problematike të Tiranës

Një studim i fundit për ndotjen e ajrit në 3 bashki të vendit ka nxjerrë Tiranën më problematike. “Qyteti Studenti”, Rruga e Dibrës dhe zona e Medresesë janë zonat më të ndjeshme për cilësinë e ajrit në kryeqytet, ku grimcat e pluhurit dhe dioksidi i karbonit tejkalojnë normat e Bashkimit Europian.

Cilësia e ajrit vijon të mbetet një ndër problemet kryesore mjedisore në vend. Sipas një monitorimi të kryer nga Co-Plan për vitin 2025 në 6 bashki: Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier dhe Shkodër, kryeqyteti ka realitetin më shqetësues.

“Rezultatet e matjeve në Tiranë tregojnë se vlerat e grimcave të imta të pluhurit janë brenda normave të lejuara të BE. Megjithatë, në disa zona të kryeqytetit niveli i ndotjes është më i lartë”, raporton gazetarja Gerta Vasku.

Trafiku i rënduar në çdo orë të ditës ndikon në cilësinë e ajrit te Rruga e Dibrës, Qyteti Studenti dhe zona e Medresesë. Niveli i grimcave të pluhurit brenda kufijve të lejuar rezulton vetëm gjatë muajve të verës, ndërsa në periudhat e tjera të vitit vlerat e tyre priren të rriten ndjeshëm.

Raporti evidenton se parametri më problematik gjatë monitorimit është dioksidi i azotit (NO₂), i cili në disa zona të qytetit rezulton deri në 3 herë mbi normat e përcaktuara nga Bashkimi Europian. Nivelet më të larta të këtij ndotësi u regjistruan në zonat si kryqëzimi i Bulevardit me Unazën, zona pranë Maternitetit të Ri, Ali Demi dhe Rruga e Elbasanit. Po ashtu, edhe niveli i dioksidit të karbonit rezulton problematik në disa zona të caktuara, duke arritur deri në mbi 4 herë mbi normat e rekomanduara.

Edhe në Durrës, matjet për grimcat e pluhurit treguan vlera mbi normat pranë akseve kryesore dhe portit. Në qytetet e tjera, Fier, Korçë, Shkodër dhe Elbasan, ndotja më e lartë paraqitet pranë zonave industriale dhe akseve me më shumë fluks automjetesh.

Të dhënat nga matjet tregojnë se burimet kryesore të ndotjes janë trafiku rrugor i dendur, kantieret e ndërtimit, djegia e karburanteve fosile dhe mungesa e hapësirave të gjelbra.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top