Harry Kane mund të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi anglez është pjesë e Tottenhamit që prej vitit 2011, teksa vazhdimisht forma e tij ka qenë në rritje – por, atij i mungojnë trofetë me klubin, transmeton Express.

Kane ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm, por largimi i tij mund të ndodhë pas përfundimit të sezonit.

 

 

Klubi londinez mund të lejojë largimin e kapitenit, për të mos rrezikuar që ta humbasin falas në vitin e ardhshëm.

Kësisoj, sipas “Football Insider”, Tottenhami do të kërkojë së paku 100 milionë funte për shitjen e tij, në rast se edhe ai dëshiron të largohet.

Vazhdimisht është raportuar se për 29-vjeçarin i interesuar është gjiganti gjerman, Bayern Munichi.

Harry Kane deri më tani ka regjistruar 422 paraqitje në total me Tottenhamin, ka shënuar 268 gola dhe ka kontribuar me 68 asistime.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top