Haradinaj: Ma hajvan se një kryeministër që pas 4 vitesh qeverisje tregon vica s’ka

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas ditës së zgjedhjeve dje, ku AAK nuk doli mirë, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj e pranoi se rezultati nuk është i mirë dhe nuk është i kënaqur me të, me AAK-NISMA që ka marrë rreth 7% të votave.

Ai tha po ashtu se dëshiron të ndihmojë një qeveri të opozitës, por assesi të Vetëvendosjes.

Ish-kryeministri Haradinaj u pyet edhe për deklaratat dhe fyerjet e kryeministrit Kurti mbrëmë në drejtim të opozitës, duke i quajtur ”hajvanë”.

”Ai epitet i shkon atij. Ma hajvan se ni kryeministër që mas 4 vite qeverisje ka kallxu vica në fushatë”, tha Haradinaj.

”Kemi t’bojmë me një njeri që me të vërtetë është hajvan”, tha ai.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top