Haradinaj akuza Kurtit: Fundi do i vijë nga lakmia për pushtet

Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën sesi ky i fundit po qeveris vendin.

Haradinaj u shpreh se Kurti ka ndryshuar shumë që kur erdhi në pushtet dhe shtoi se shteti i Kosovës është i kapur prej tij.

Sipas Haradinajt, Kurtit do t’i vijë fundi nga lakima e tij për pushtet.

“Nuk kemi parë ne ndonjëherë ndryshim kaq evolutiv të një pushtetari në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Pra nuk ka ndodhur ndonjëherë një transformim aq i madh sa ka ndodhur me Kurtin. Është e paimagjinueshme, Kurti opozitar me Kurtin në pushtet. Pra, ky del që është lakmitar i madh në pushtet. Pra, del që e ka qëllim pushtetin dhe këtë e dëshmon me kapje të institucioneve.

Të gjitha lidhjet e shkurtra që i ka krijuar: borde, kompani, familjarë, militantë, deri te edhe për një ujësjellës, anëtarët e bordit i interviston Kurti. Pra, edhe për ujësjellësin, lëre më edhe për tjerat dhe dëshira me e kap çdo institucion shihet te ky. Këtij do ia hajë kokën kjo lakmia e madhe me kap shtetin dhe pushtetin”, theksoi Haradinaj për mediat në Kosovë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top